Bernë -Nje delegacion prej tre antares të prire nga Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ), Fehim ef. Abazi ne prag te Dite s se Falmuirit kane vizituar dy ambasadoret tane shipatre ne Bernë nha i i Shqipërine Ermal Dredha dha ai i Kosovës Mentor Latifi, njofton gazeta zvicerane LeCanton27.ch
Vizitë zyrtare e Kryetarit të KMSHZ-së në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë
Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ), Fehim ef. Abazi, në kuadër të vizitave të tij institucionale pas marrjes së detyrës si kryetar, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, ku u prit nga Ambasadori, Shkëlqesia e Tij, z. Ermal Dredha.
Në këtë vizitë, Kryetari Abazi shoqërohej nga Rijad ef. Aliu, anëtar i Kryesisë së KMSHZ-së dhe përgjegjës për Zvicrën frankofone, si dhe Dr. Besim Nuzi, anëtar i Kryesisë dhe përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë dhe komisionet.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, miqësore dhe konstruktive, gjatë së cilës u diskutua për sfidat aktuale me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Zvicër, projektet dhe prioritetet e KMSHZ-së për të ardhmen, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit institucional.
Vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së bashkërendimit të përpjekjeve në mbështetje të komunitetit shqiptar, ruajtjes së vlerave fetare, kulturore e kombëtare, si dhe zhvillimit të nismave dhe projekteve me karakter edukativ, kulturor dhe shoqëror.
Vizitë zyrtare e Kryetarit të KMSHZ-së në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë
Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Fehim ef. Abazi, i shoqëruar nga nënkryetari dr. Mixhit ef. Osmani, u pritën në një takim të përzemërt nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Mentor Latifi, dhe diplomatin dr. Gjenis Haxhimehmeti.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur, miqësore dhe vëllazërore, ku u shkëmbyen mendime, ide dhe propozime të rëndësishme lidhur me bashkëpunimin dhe angazhimet e përbashkëta në të ardhmen.
Në fokus të bisedës ishte thellimi dhe rritja e mëtejshme e bashkëpunimit ndërmjet Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, me synimin që së bashku të kontribuojmë edhe më shumë për të mirën e komunitetit tonë shqiptar në Zvicër.
Kryetari Fehim ef. Abazi shprehu gatishmërinë e plotë që, ashtu si edhe në të kaluarën, Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe me çdo institucion apo organ tjetër që punon për të mirën e komunitetit tonë në Zvicër. Ai theksoi se, edhe në të tashmen dhe në të ardhmen, do të jetë plotësisht në dispozicion për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, forcimin e komunikimit dhe realizimin e nismave të përbashkëta në interes të komunitetit.
Gjatë këtij takimi të parë në Ambasadë pas marrjes së detyrës, përfaqësuesit e kryesisë së re prezantuan gjithashtu qëllimet dhe prioritetet e tyre për mandatin e ri. U theksua se një nga qëllimet kryesore është forcimi edhe më i madh i komunitetit tonë nga brenda, duke punuar për unitet, bashkëpunim, organizim dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet anëtarëve të komunitetit. /Kryesia e KMSHZ-së



