Debeli Brijeg – Një shtetas shqiptar 23-vjeçar është ndaluar nga autoritetet malazeze në pikën kufitare Debeli Brijeg, në kufirin me Kroacinë, pasi automjeti që drejtonte rezultoi i kërkuar ndërkombëtarisht nga Interpoli, njoftn gazeta zvcerane ens qhip Lecanton27.ch dke ju referuar burimeve nga Interpoli, njoftopn gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Policia Kufitare malazeze ndaloi për kontroll një Audi A3, me targa gjermane, të prodhuar në vitin 2022. Automjeti drejtohej nga shtetasi shqiptar me inicialet V.A., 23 vjeç, i cili sipas policisë ishte edhe pronari i tij.
Kontrolli i të dhënave përmes NCB Interpol Podgorica konfirmoi se automjeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, përmes NCB Interpol Wiesbaden, më 3 shtator 2026.
Policia sekuestroi përkohësisht automjetin, dokumentin e regjistrimit dhe çelësat e tij. Audi A3 është dërguar në një vend të sigurt, ndërsa autoritetet po vijojnë procedurat dhe hetimet për të përcaktuar rrethanat e kërkimit ndërkombëtar të automjetit.
Në një tjetër rast të raportuar nga policia, autoritetet kufitare kishin zbuluar edhe një patentë shoferi të dyshuar si të falsifikuar, për çka personi i dyshuar është privuar nga liria.
Hetimet për të dyja rastet janë në vazhdim.
