23.6 C
Berne
dimanche 20/09/2026

Dy dite para punimeve te AP të OKB-së: Kryeministri shqiptar Albin Kurti, ju bë pritje madhështore ne SHBA si burshtetas dhe komandant suprem

New York, 20 shtator -Dy ditë para hapjes së debatit të Përgjithshëm të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur në New York një agjendë të ngjeshur me takime dhe aktivitete në margjinat e javës së nivelit të lartë të OKB-së, nojfton korrespondenti i gazetës zvicerane ne sqhip LeCanton27.ch nga

Nga diaspora shqiptare te diplomacia botërore

New York-u, pika e takimeve diplomatike

Takimi me të rinjtë shqiptaro-amerikanë

New York, nga takimet me diasporën te mesazhi për verdiktin e Hagës

Kurti udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara më 18 shtator, me synimin për të zhvilluar takime bilaterale me liderë botërorë dhe për të promovuar interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Në agjendën e tij janë paraparë gjithashtu takime me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, përfaqësues të organizatave të diasporës dhe investitorë potencialë.

Në New York, Kurtin e pritën përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës në SHBA dhe në New York, ambasadori Ilir Dugolli dhe ambasadori Blerim Reka.

Albin Kurit ne SHBA: Mund ta duash Amerikën dhe njëkohësisht ta duash fort vendin prej nga vjen familja jote, pasi që identiteti shqiptar jo domosdo humbet duke u integruar në shoqërinë amerikane

« Për këtë arsye, ruajtja e gjuhës shqipe është një nga përgjegjësitë më të mëdha ndaj brezave të ardhshëm. Dhe pikërisht këtë e bëjnë shqiptarët që jetojnë kudo në diasporë e veçmas në Amerikë. Në Staten Island në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë është organizuar « Albanian Festival » duke bashkuar komunitetin shqiptar me muzikë e ushqime tradicionale shqiptare. Festivale të tilla i bashkojnë gjeneratat, ata që erdhën të parët dhe ata që kanë lindur këtu. Familjet shqiptare janë pjesë e historisë dhe e jetës së New York-ut prej brezash dhe tash fëmijët e tyre janë të suksesshëm në biznes, mjekësi, teknologji, universitete, administratë dhe shërbim publik. Për Kosovën, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë shumë më tepër se një diasporë. Ka qenë zë i fuqishëm, mbështetje e vazhdueshme dhe urë lidhëse me Amerikën… » ka deklaruar z,Kurit sot ne News York, dy dite para punimeve te AP të OKB-së.

Takimi me të rinjtë shqiptaro-amerikanë

Një nga aktivitetet e para të dokumentuara të Kurtit në New York ishte bashkëbisedimi me të rinjtë e diasporës shqiptare në SHBA, me temën “Between Here and Home”.

Aktiviteti u organizua nga tri grupe të të rinjve shqiptaro-amerikanë: ZANI, F’Oda dhe Columbia University Albanian Society. Në delegacionin e Kosovës morën pjesë edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, dhe deputeti Shaip Kamberi.

Para një audience të përbërë nga të rinj shqiptaro-amerikanë, Kurti foli për zhvillimet ekonomike në Kosovë, punësimin, sistemin e drejtësisë dhe rolin e brezit të ri në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në Ballkan dhe diasporë.

Ai përmendi gjithashtu nevojën për forcimin e barazisë gjinore dhe për një bashkëpunim më të madh të të rinjve shqiptarë në vende të ndryshme të botës.

Haga në qendër të mesazhit të Kurtit në New York

Por vizita e Kurtit në New York zhvillohet vetëm pak ditë pas një prej vendimeve më të rëndësishme gjyqësore për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Gjatë bashkëbisedimit me diasporën shqiptare, Kurti iu referua drejtpërdrejt aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti tha se Qeveria e Kosovës do të ofrojë mbështetje për përpjekjet për korrigjimin e vendimit përmes mjeteve në dispozicion, përfshirë mbështetjen për ekipet në procedurat e apelit dhe angazhimin diplomatik. Ai e karakterizoi vendimin si të padrejtë juridikisht e moralisht dhe të pasaktë historikisht e faktikisht.

Kurti foli gjithashtu për nevojën e një strategjie shtetërore për reagimin ndaj verdiktit dhe deklaroi se Kosova duhet të angazhohet me aleatët ndërkombëtarë për të mbrojtur narrativën e saj për luftën çlirimtare dhe për të ngritur çështjen e krimeve dhe masakrave të kryera në Kosovë gjatë luftës.

New York-u, pika e takimeve diplomatike

Vizita e Kurtit zhvillohet në një moment kur New York-u është kthyer në qendrën e diplomacisë botërore.

Sipas kalendarit zyrtar të OKB-së, Java e Nivelit të Lartë zhvillohet nga 22 deri më 29 shtator, ndërsa debati i Përgjithshëm nis më 22 shtator dhe vazhdon deri më 26 shtator, me një ditë tjetër më 28 shtator.

Për Kosovën, e cila nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, margjinat e Asamblesë janë veçanërisht të rëndësishme për diplomacinë bilaterale. Takimet me liderë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme janë një prej kanaleve kryesore për paraqitjen e qëndrimeve të Prishtinës.

Ndërkohë, në New York pritet të zhvillohen edhe takime të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian me liderë të Ballkanit Perëndimor. Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka paraparë një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor më 23 shtator, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme.

Nga diaspora shqiptare te diplomacia botërore

Kështu, 48 orët e para të Kurtit në SHBA kanë pasur dy dimensione: takimet me komunitetin shqiptar dhe përgatitjen për agjendën diplomatike të javës së OKB-së.

Në njërën anë, Kurti u shfaq para një brezi të ri shqiptaro-amerikanësh, duke folur për Kosovën, ekonominë dhe të ardhmen e diasporës. Në anën tjetër, New York-u e vendos atë në mesin e liderëve dhe diplomatëve që gjatë ditëve në vijim do të zhvillojnë qindra takime në margjinat e forumit më të madh multilateral në botë.

Dhe këtë vit, për delegacionin e Kosovës, një nga temat që do të shoqërojë agjendën diplomatike është edhe verdikti i Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe beteja për apelin e tij, çështje për të cilën Kurti tashmë ka dhënë mesazhet e para nga New York-u.

Derniers articles