14.9 C
Berne
samedi 6/06/2026

Ka përfunduar votimi i diaspores kosovare ne Zvicer dhe 15 vende tjera evropiane në 26 përfaqësi diplomatike me 80.85% pjesëmarrje

Bernë/Gjenevë, 6 qershor -Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot (e shtunë) ka përfunduar procesi i votimit në 26 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës, në 16 shtete të ndryshme, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch 

Eshte pershëndetur organizmin dhe diaspora se gjate votimit nuk ka pasur  asnje incident. Sipas KQZ-së, votimi është mbyllur në përfaqësitë diplomatike në Turqi, Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë, Republikën Çeke, Hungari dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 26 përfaqësi diplomatike ku votimi është mbyllur, si dhe nga të dhënat deri në orën 13:00 nga votimi në SHBA dhe Kanada, nga gjithsej 27,724 votues të regjistruar kanë votuar 80.85%, apo 22,414 votues.

Diaspora shqiptare eshte mobilizuar mire për zgjedhjet e 7 qershorit: Janë bërë 142,803 aplikime nga diaspora në perëndim, mbi 23 mijë vetëm nga Zvicra. Me ketë rakord dalin shenjat e para te ndeshkimit ndaj bllokuesit e insitucioneve.

Mbi 10 mije kosovare nga Zvicra gati te shkojne në Kosovë për te votuar me 7 qershor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 142,803 aplikime. Gjermania kryeson me numrin më të madh të votuesve të regjistruar, me mbi 49 mijë, ndërsa Zvicra ka mbi 23 mijë votues të regjistruar, shkruan ne vazhdim LeCanton27.ch.

Ky mobilizim i madh i diaspores kosobvare verehet sidomos ne Gjermani dhe ketu në Zvicer qe me kohe kane rezrvuar bjiletat per te shkkuar per zgjdhjet parlemtare ne Koovë Kosovë (dikush nga aeroportti i Cyrihut, Bazelit deh Gjenevës) madje kane rezrevuar edhe avionë special për votime sikur edhe dhjetëra autobusë nga gjitha kantonet e Zvicrës, ku nje pjese e madhe e tyre do shkojne edhe me vetura private.

Sipas gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch duke ju referuar burimeve nga agjencite e udhëtimeve dhe shoqtave te ndryshme kosovare gjate javes se fundit deri neser behen rreth 50 fluturime me aeroplane  qe pritet qe  deri më 7 qershor nga Zvicra te shkojne mbi 10.000 kosovare për te votuar ne vendlindje.

Presidentja e Kosovës Albulena Haxhiu ka reaguar pas votimit jashtë vendit te cilat kaluan i ka pershëndetur duike falenderuar diasporen për organizimin te cilia kaluan pa asnje incident. Ajo, sikur edhe kyrenistri Kurti, ne rrejtin social Facebook kane thënë se mërgata e ka thyer rekordin për të votuar ne zgjedhjet parlamentare

 

Derniers articles