18.5 C
Berne
mercredi 20/05/2026

Ata që janë kundër diasporës janë kunder UCK-së dhe zhvllimit të Kosovës!

Pse  e tham këtë?! E tham, sepse mu nga kjo diaspore kan dalur ishin kreret e UCK-së Thaci, Veseli, Haradinaj, pastaj Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Fatmir Limaj edhe shume e shume të tjerë..
Me afrimin e zgjedhjeve në Kosovë, diaspora po shfaqet sërish si një faktor me ndikim të mundshëm në rezultatet që mund të ndryshojë balancat politike!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 142,803 aplikime, prej te cilave 131,800 votues jane aprovuar jashtë vendit. Votimi përmes postës fillon me 21 maj 2026 dhe përfundon me 6 qershor 2026 Gjermania kryeson me numrin më të madh të votuesve të regjistruar, me rreth  50 mijë, ndërsa Zvicra ka mbi 23 mijë votues të regjistruar. Pra keta shifra flasin se sivjet diaspora ka shenuar nje rekord, raporton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Siq po duket në zgjedhjet e ardhshme do kete  diferencat te vogla mes subjekteve politike, perveq VV e cila do te mbaj serish larg ato te opozites, për cka vota e diasporës me 7 qershor do të vulos rezultatet vendimtare.
Ne rritjen e ketij rezultati te diaspores i kontribouan jo vetem bllokuesit e institucioneve te shtetit te Kosoves, siq u deshmua se fundit me moszgjedhjen e presidentit, por edhe deklaratat e disa analisteve dhe gazetareve ne studiot tona te njohur tashme si militant te opozites  të cilet nuk po kan kujdes me gjuhen e tyre duke injoruar dhe fyer diasporen si „Gërrnac“, „Njerez pa shkollë“,  „Ausllander“,  „Njerëz të baushtelleve“, „Analfabet“ etj. Pra, ata që janë kundër diasporës janë kunder UCK-së dhe zhvllimit të Kosovës!
Pse  e tham këtë?! E thash, sepse mu nga kjo diaspore kanë dalur ishin kreret e UCK-së Thaci, Veseli, Zemaj, Haradinaj, Agim Ramadani, pastaj  Rexhep Selim, Ahmet Krasniqi, Sylejman Selimi, Fatmir Limaj e shume e shumë te tjere..
Diaspora qysh ne vitet 1998 nisi te mobilizohet jo vetem me protesta ne perendim ne qendrat e vendosjes (sikur kjo foto poshte para pallatit te OKB-së ne Gjenevë) për ta sensibilizuar dhe ndihmuar clirimin e Kosoves, por edhe me para dhe duke shkuar ne front me pushkë dhe uniforme te UCK-së përballe armikut shekullor…
Para, gjate dhe pas luftes dihet roli dhe ndikimin e diaspores ne avancimin e proceseve demokartike, ekonomike dhe politike ne ballkan, sidomos tek vendet tona shqiptare…
Nëse presidentja e Zvicrës e thotë: Se pa diasporen shqiptare nuk mund te paramendohet Zvicra… Besojme se Kosova hiq e me hiq nuk mund te paramendohet pa diasporën!
Jo vetem kaq, sipas gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch diaspora shqiptare ishte jo vetem financues kyqe e UCK-së që të parët veshën cizmet dhe uniformen kunder okuptarit, por ishte dhe mbetet lobuesi me i mire për njohjet e Kosoves dhe sensiblizimin e cështje kombetare ne arenën nderkombëtare…
Dhe sot fyerje dhe urrejtje ndaj diaspores shqiptare nuk jane të mira, apo te behen debate ne tv tona me temen: A duhet  te votojë diaspora ? pse jo ?! Kur Zvicra, Shqiperia dhe e tere bota voton! Serbia ishte ajo që për decenie te tëra kishte diskriminuar diasporën shqiptare, duke ju mohuar te drejtën e tyre legjitime për të votuar, sikur sot disa ne Kosovë qe po e kundershtojne voten e diaspores, por ju edhe paratë!, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Mos te harrojme, sipas kushtetutës së RK dhe KQZ cdo qytetare i Kosovës qofte ne vend apo jashte ka te drejte e tij legjitime te votoj. Dhe tash askush nuk ka te drejte te perjashtoj diasporen, ndryshe quhet diskiminim, dhe ai që eshte kunder votimit  te diaspores, de facto eshte edhe kunder kushtetutes dhe kunder shtetit te vetë! Pra të votosh për vendin tënd, është jo vetëm obligim qytetar, por edhe mision kombëtar.

Derniers articles