11.6 C
Berne
lundi 18/05/2026

Përfundon protesta e shqiptarëve në Shkup. Studentët, qeverisë maqedonase: Kerkojmë të drejtat tona!

Shkup, 18 maj -Studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare u mblodhën sot në Shkup për të protestuar kundër mosrealizimit të provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe. Tubimi u majt nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një” duke filluar nga ora 16:30, te Ura e Gurit, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch 

Protesta qe organizuar si reagim ndaj mbajtjes së provimit vetëm në gjuhën maqedonase, ndonëse gjuha shqipe gëzon status zyrtar në vend.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se mbrojtja e të drejtës për përdorimin e shqipes në institucionet dhe proceset profesionale është çështje dinjiteti dhe barazie.

Pjesëmarrjen në protestë e ka konfirmuar edhe Parlamenti Studentor i Universiteti i Prishtinës, i cili u ka bërë thirrje studentëve dhe qytetarëve që të solidarizohen dhe të marrin pjesë në këtë organizim.

Po vazhdon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët kërkojnë mbrojtjen e gjuhë shqipe.

Një student, para turmës deklaroi se gjuha shqipe nuk është zhdukur kurrë, dhe sipas tij, nuk do të zhduket kurrë , transmeton Klankosova.tv.

“Dëgjoni ju që gjuha shqipe ju pengon, nga kabinetet qeveritare deri në përditshmëri. Ne nuk jemi në tokë të huaj, jemi në tokën tonë. Në tokën që e kemi amanet prej stërgjyshërve, dhe që ne do të ua lëmë amanet stërnipave tonë. Gjuha shqipe ka rol, ka lindur bashkë me jetën në këto troje. Nuk ju kërkojmë privilegje, sepse ato si kemi pasur kurrë, kërkojmë barazi”, tha ai.

“Si mund të na kërkojnë të ndërtojmë drejtësi nesër, kur sot padrejtësia ushtrohet mbi studentët?” .. Para turmës së studentëve shqiptarë që po protestojnë për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut, ka folur njëri nga ta. Ai tha se studentët nuk janë problemi, por e ardhmja e vendit

“Si mund të na kërkojnë të ndërtojmë drejtësi nesër, kur sot padrejtësia ushtrohet vetë mbi studentët. Kjo nuk është vetëm çështje akademike, kjo është çështje dinjiteti, barazie dhe respektimi të qytetarëve të këtij vendi?”, tha i njëjti.

Kjo protestë është bërë me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Gjatë kësaj proteste janë arrestuar pesë studentë.

Kështu ka bërë të ditur një studentë para turmës së studentëve e qytetarëve që po qëndronin para Ministrisë së Drejtësisë në Shkup

Derniers articles