Bernë, 18 maj -Të dielën në mesnatë është përmbyllur periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 7 qershor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 142,803 aplikime. Gjermania kryeson me numrin më të madh të votuesve të regjistruar, mbi 49 mijë, ndërsa Zvicra ka mbi 23 mijë votues të regjistruar, njofton gazeta zicerane në shqip LeCanton27.ch
Gjermania prinë me numrin më të madh të votuesve me 49 mijë ndërsa Zvicra me 23 mijë
Po dalin sehnja e para te ndpeshkimit – Diapsra shqipatrer aplikon masovikisht për zgjhdjet e 7 qerhsorit për t’i then stop lojrave poltitike. Për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë diaspora shqiptare ka aplikuar 142,803 që don te thote dy fish me shume se ne zgjdhjet e fundit , te 28 dhjetorit 2025.
Deri tani janë aprovuar 109,696, ndërsa 25,702 janë ende në pritje. Me këtë ritëm, numri final i të aprovuarve mund të shkojë afërsisht në 130 mijë.
Pra, 7 qershori mund të sjellë një nga pjesëmarrjet më të mëdha të diasporës përmes votimit nga jashtë në historinë zgjedhore të Kosovës.
“Vendet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë: Gjermania (49,102), Zvicra (23,456), Franca (4,193), Suedia (3,750), Austria (3,165), Mbretëria e Bashkuar (2,370), Italia (2,206), SHBA (2,070), Belgjika (2,024), Sllovenia (1,400), Norvegjia (1,154) dhe Finlanda (1,010).”
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për përfundimin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës dhe të dhënat preliminare nga ky proces.
“Në bazë të të dhënave preliminare, nga fillimi i këtij procesi, më 6 maj dhe deri në përfundim të tij, më 17 maj 2026, përmes platformës elektronike janë pranuar 142,803 kërkesa për regjistrim, prej të cilave deri më tani janë aprovuar 109,696, ndërsa 7,325 të tjera janë refuzuar dhe 25,702 janë në pritje për shqyrtim”, ka thënë Elezi.
Sipas Elezit, mënyra më e përzgjedhur për të votuar, është votimi përmes postës.
“Nga 109,696 aplikime të aprovuara, 81,901 shtetas janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, 2,855 të tjerë për të dërguan pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 24,940 janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se për votimin me postë janë funksionalizuar kutitë postare në 23 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ndërsa adresat e tyre do të publikohen gjatë javës.
