Pandeli Sotiri ishte mesuesi e pare i shkollës shqipe, që vinte nga diaspora
Shumë studiues të historisë së arsimit shqiptar e konsiderojnë si mësuesin e parë të shkollës së parë shqipe. Pandeli Sotiri (1843-1891) – Mësues i Popullit
Pse konsiderohet i pari?
Në 7 mars 1887 u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë. Kjo ishte shkolla e parë laike ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe.
Pandeli Sotiri u emërua drejtori dhe mësuesi i parë i kësaj shkolle.
Ai ishte një nga figurat kryesore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Punoi për përhapjen e arsimit në gjuhën shqipe, në një kohë kur kjo ishte shumë e vështirë për shkak të ndalimeve të Perandorisë Osmane.
Për këtë arsye, figura e tij nderohet shumë në historinë e arsimit shqiptar.
Pse 7 Marsi është Dita e Mësuesit?
Sepse pikërisht më 7 mars 1887 u hap kjo shkollë në Korçë, dhe kjo datë u bë simbol i arsimit shqip. Shkolla e parë shqipe: 1887 në Korçë
Dy fjale për mesuesi e pare të shkollës shipe, që vinte nga diaspora
Pandeli Sotiri lindi në vitin 1852 në fshatin Selçkë afër Gjirokastrës dhe vdiq në vitin 1890 ishte themeluesi i parë i shkollës shqipe nëKorçë Ai ishte një ndër rilindësit shqiptarë që kontribuan në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Vitet e fundit të jetës, i kaloi i internuar në Selanik.
Pandeli Sotiri lindi në vitin 1843 në Selçkë të Lunxhërisë, në Gjirokastër. Mësimet e para i mori në Qestoriat nga mësuesi i popullit Koto Hoxhi. Pas vrasjes së prindërve, detyrohet të largohet në Austri së bashku me vëllain e tij Koto Sotirin. Studimet e larta i kreu në Vjenë,ku u diplomua për mjekësi.
Gjatë shkollimit në Austri, Pandeliu mësoi shumë nga kultura gjermane duke e zotëruar mirë atë, gjuhën frënge si dhe pa harruar dhe gjuhën shqipe. Gjithashtu edhe mësimet e marra në Qestorat nga Koto Hoxhi dhe mësues të tjerë, në shqip dhe greqisht e pajisën atë me njohuri dhe kulturë të gjuhëve të huaja.
Tërë veprimtarinë e tij, Pandeliu ia kushtoi Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar dhe ndonëse studioi për mjekësi, ai u lidh me arsimin, shkollën, publicistikën, në shërbim të asaj lëvizjeje. Kudo që shkoi në Turqi, Rumani, Egjipt, u shqua për aftësi organizative në krijimin e shoqërive të revistave që kontribuan në zhvillimin e arsimit kombëtar dhe në edukimin e vetëdijes kombëtare.
Qe një nga 27 anëtarët e grupit që themeluan Shoqërinë e Stambollit. Së bashku me Jani Vreton shkoi në Bukuresht si përfaqësues i kësaj shoqërie për të ndihmuar shoqërinë e atjeshme. Me gjithë kushtet e vështira, Pandeli Sotiri punoi pa u lodhur në fushën e botimeve shkollore.
Ai dha një kontribut të shquar në themelimin e Shkollës së parë Kombëtare Shqipe “Mësonjëtorja e Korçës” që u çel më 7 Mars 1887 si drejtor i saj, duke krijuar kështu një traditë të mirë sidomos në drejtim të udhëheqjes së shkollës dhe të administrimit të saj duke qenë se ishte vetë i pari që dha në këtë shkollë mësimin e gjuhës shqipe.

