Protestuesit kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe në ditët në vijim, përfshirë bllokimin e institucioneve
Në Prishtinë ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Gazetaraj e Berat Buzhales (Nacional) me disa aprtizan (hulgan) te PDK-së po prijnë protestës në Prishtinë, paralajmërohet bllokimi i institucioneve. Drisa familjarët e Arlindës janë distancuar nga kjo protestë, të cilën e konsiderojnë të politizuar.
Protestuesit pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar llogaridhënie nga institucionet.
Kolektivi ka paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe në ditët në vijim, përfshirë bllokimin e institucioneve.
“Andaj, të mërkurën, të ejten, të premten e ditët në vijim, ne do dalim rrugëve, e do bllokojmë institucione sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari. Nisemi prej sheshit Zahiri, te Ministrinë e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Policia e deri te Qeveria”, thuhet në thirrjen e Kolektivit.

