3.8 C
Berne
dimanche 25/01/2026

Protesta e opozitës, Berisha në podium: Koha te ikë bisha narko-diktatura. Protestuesit: Ik Qeveria kriminale ne krye te mafiozit Edi Rama

Sali Berisha u ngjit në podiumin e vendosur përpara Kryeministrisë në protestën e dytë kombëtare nga opozita.

Proesta e ShqipërisëPërplasje fizike mes deputetit të PD-së dhe policisë gjatë protestës: Plehra, lëri çunatPasojat e gazit, protestuesit largohen me ambulancë nga sheshi, policia krijon gardhin para KuvenditTensione përpara kryeminstirsë, protestuesit hedhin molotovë në drejtim të kordonit të policisëProtesta e opozitës, Berisha në podium: U ngritëm nga hiri si feniksi, plagosëm për vdekje bishën narko-diktaturëMësuesja shpalos manifestin, Metaj: Një qeveri që e lë mësuesin të luftojë për mbijetesë, ka sabotuar të ardhmen e vet “A vdekje a liri”, Tedi Blushi ia thotë troç Edi Ramës: E kemi ndarë mendjen, bashkimi ynë po të trondit muret

“Sot ne jemi në kilometrin e fundit me ndihmën e Zotit, asgjë s’do të na ndalë drejt fitores tonë. Sot ne jemi para triumfit të madh. Shumëkujt triumfi mund t’i duket shumë larg, kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria. Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë vitet e fundit, ka qenë maratonë jo e lehtë. Një karvan maratonë e mbushur me dhunën e narko-shtetit. Por edhe një qëndresë stoike, sakrifica të dhimbshme nga ne. Ishin vite të një përballje të egër.

Përdori të gjitha mënyrat për realizimin e projektit të tij, Shqipëria pa opozitë. Përdori burgjet, trillimet, manipulimet, lubimet e korruptuara, por ja ku jemi sot, më të fortë se kurrë. Në rrugëtimin tonë, që në kilometrat e parë, ne i dëshmuam shqiptarëve dhe botës që Shqipëria pa opozitë ishte turpi i tyre.

Në këtë rrugëtim, ne u ngritëm si feniksi nga hiri dhe arritëm në kilometrin e fundit si partia më e mbështetur nga shqiptarët. Arritëm në kilometrin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narko-diktaruë. Zoti ju bekoftë.

Në rrugëtimin tonë epik, i provuam shqiptarëve dhe botës që jemi të pamposhtur dhe sot, në kilometrin e fundit, jemi më të vendosur se kurrë në objektivin tonë. Sot jemi mbledhur masivisht në këtë protestë madhështore. Secili nga ne duhet të rikujtojë ato që ne realizuam së bashku”, tha Berisha.

“Edi Rama, boll na vodhe paratë!”, protestuesit me pankarta para Kryeministrisë

Pasditen e kësaj të shtunë, qindra mijëra protestues janë mbledhur në protestën e thirrutr nga opozita para Kryeministrisë.

Në pamjet nga protesta kundër qeverisë, bien në sy pankartat me sloganin:

“Edi Rama, boll na vodhe paratë!”.

Ky slogan lidhet me qëndrimin e opozitës, sipas së cilës vendi dhe paratë e shqitparëve janë vjedhur nga ‘narkodiktatura’ e Ramës.

Snajperistë mbi kryeministri dhe Kryesinë e Kuvendit

Protesta kombëtare e opozitës e kësaj të shtunë, do të shoqërohet me masa të shtuara sigurie nga Policia e Shtetit. Rreth 1600 efektivë policie po angazhohen për menaxhimin e tubimit, duke përfshirë jo vetëm forcat e Policisë së Tiranës, por edhe efektivë nga qytete të tjera të vendit. Masat e sigurisë përfshijnë vendosjen e një kordoni të dyfishtë para kryeministrisë, angazhimin e Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, si dhe pozicionimin e snajperistëve mbi godinat e kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit.

“Bëhet fjalë për 1600 efektivë policie që do të angazhohen në këtë protestë. Përveç forcave të Policisë së Tiranës, ka edhe forca nga qytete të tjera të vendit, të cilat janë në mbështetje gjatë gjithë ditës së sotme. Që prej orës 15:00 është bllokuar Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, po ashtu do të jenë të bllokuara rrugët ‘Papa Gjon Pali i Dytë’, ‘Ukraina e Lirë’ dhe ‘Ismail Qemali’, që janë akset kryesore që lidhin zonën me Kryeministrinë.Kjo protestë ka një shkresë nga PD dhe do të fillojë në orën 17:00, duke u mbyllur në orën 21:00. Punonjësit e policisë janë të pozicionuar pranë Kryeministrisë, ku janë vendosur në kordon para godinës, dhe të gatshme janë Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA, të vendosura pas Kryeministrisë. Po ashtu, mbi godinat e Kryeministrisë dhe Kuvendit janë pozicionuar snajperistë, dyert e Kryeministrisë janë blinduar dhe pritet të shihen skenaret gjatë zhvillimit të protestës”, tha gazetarja.

 

 

Derniers articles