Patroni Muhabi Salihi me stafin e tij në Restauranti Café Délice (SARL) në qendren komerciale CONFORAMA në Meyrin
Gjenevë, 4 dhjetor -Shqiptarët e Kosoves qe dje regjimi serb i deboi me duar n’xhepa, ata sot jane jo vetem me «xhepat» plotë, por të pasur edhe me dije, tradite pune, kulturë si dhe vizion proevropian, pra shembull integrimi dhe suksesi në Zvicer. Njëri ndër ta është edhe Muhabi Salihi nga Remniku i Vitise i cili jeton qe prej vitesh (nga 1998) ne Gjenevë.
Salihi me familjen (gruan dhe tre fëmijet) e mban restaurantin e njohur ne Gjenevë Café Délice (SARL) në qendër te Conforamës ne Meyrin bashke me 8 punëtore tjerë, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.
«Ne nuk punojme per te jetuar, por jetjome per te punuar dhe ndertuar ketu ku jetojme dhe veprojmë. Pra, punojme per fëmijët tanë per t’i shkolluar dhe integruar mire, kuptohet punojme për kombin tone dhe shoqerinë, mjedisin ku jemi dhe nga vijmë. Për kete mundesi padyshim ne i falenderojm autoritetet kantonale dhe zvicerane qe na e kane mundesuar nje gje te tille» thote fillimisht ne biseden tone z.Muabi Salihi për gazeten zvicerane LeCanton27.ch.
Klientet këtu mund te shijone nje sër kuzhinash me specialite te larmishme me nje meny te pasur nga hyrja (Entrée) deri tek deserts (ëmbëlsirat) e llojllojshme. Pra nje restauranet me specialitete te 4-5 kuzhinave te njohura boterore. Pra sipas manegjereve Qendresës dhe Qëndrimit « mysafiret tane kane rastin te shijojne kuzhinen zvicerane (e prirë nga Fondu), pastaj ajo franceze, italiane dhe padyshim edhe kuzhina jone tradicionale mjaft e pasur duke filluar nga flijat e deri tek quftet dhe burekët.



