Ylli e skijimit në Shqipëri ka një figurë të shkëlqyer edhe në patinaz. Lara Colturi me shumë talente. Lara, vajza e mrekullueshme e skijimit, mund t’i sjellë Shqipërisë medaljen e parë olimpike në Lojërat Dimërore, raporton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Atletja e lindur në Itali tregon edhe një anë tjetër të vetes në Instagram. Sepse ajo ka ambicie të mëdha përtej skijimit. Pra, Lara Colturi, skiatorja me shqiponjë në krahëror nuk e ka harruar Shqipërinë, do i sjell medaljen e parë olimpike në Lojërat Dimërore
Lara Colturi ka shkruar përsëri historinë duke u kualifikuar edhe në finalen e Slalomit në Saalbach. Në garën e ARE ajo u rendit e 23 duke ruajtur pozicionin e 25 në klasifikimin e përgjithshëm në këtë disiplinë dhe duke siguruar edhe finalen e javës që vjen. Në një intervistë për median zvicerane, Le Canton27.ch, Lara foli për objektivat e saj dhe ndjesitë që përfaqëson Shqipërinë.

