Gjatë vitit 2024, mërgimtarët i kanë dërguar në Kosovë hiç më pak se 1 miliard e 355 milionë euro, sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, “Vjetari Statistikor”. Por, sipas gazetës zvicerane ne shqip LeCanton27.ch kjo shifer mund te shkoje deri ne 2 miliard, për shkak se shume mergimtare dergojne para ne vendlindje jo cdo herë pemres bankave, por sa here shkojne ne pushime apo per punet e tyre, por edhe permes siq thuhet dorëm n’dorë, permes familjarëve dhe miqve, per t’j shmangur taksave, permes mjeteve te ndryshme transportuese (aroplanë, buss apo me vetura) për te investuar ne atdhe.
Diaspora vazhdon të jetë një nga motorët kryesorë të ekonomisë së vendit
Vendi prej nga vijnë më së shumti remitanca është Gjermania, me 33.5 milionë euro, ndërsa pas saj renditet Zvicra me 20 milionë euro. Por sipas LeCanton27.ch nga Zvicra dergohen me shume se 20 milionë, dergohen mbi 30 milione franga zvicerane , mjete ketote cilat dergohen jo permes bankave por siq e thamë dorëm n’dore permes metev tarspoturese apo westerUnion (ria) e per tju shmangur taksave.
Që nga viti 2014, remitancat kanë shënuar një rritje të vazhdueshme. Në atë vit, shuma e parave që erdhën në Kosovë ishte 622.3 milionë euro, ndërsa në vitin 2021, për herë të parë u arrit shifra prej 1 miliard eurosh.
Ky trend tregon rëndësinë e diasporës për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për stabilitetin financiar të shumë familjeve në vend.
Shqiptarët ne Zvicër lojtarë kyç në ekonominë zvicerane dhe kosovare
Zvicra aktualisht numëron 9 milionë banorë, prej të cilëve 26% janë të huaj apo 2 milionë e 200 mijë, në mesin e tyre edhe 3% shqiptarë
Imigrantët e gjeneratës së dytë në Zvicër çdo ditë po dëshmojnë integrimin me sukseset e tyre ne Zvicër, duke bërë kështu ndryshimin edhe në politikë si në Kosovë ashtu edhe në Zvicër.
Zvicra në mesin e 1 milionë milionerëve, sipas gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch janë edhe mbi 2,000 milionerë shqiptare (kryesisht nga Kosova) me 10 mijë kompanitë e tyre që funksionojnë me sukses ne territorin helvetik