Fushë Kosovë, 5 tetor – Laura Kelmendi Neziri, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 Tetor, kandidon për Asamblenë Komunale të Komunës së Fushë Kosovës në listën e PDK-së, me kandidatin për Kryetar, Rrahim Tërnava. Përveç që synon të jetë zëri qytetar, ajo do të jetë një zë i fuqishëm për mësimdhënësit dhe nxënësit. Veçanërisht, objektivë prioritare do ta ketë krijimin e një Qendre për Gjithëpërfshirje. Për një arsim më cilësor, Votoni Laura Kelmendi Neziri me numër 12
Dy fjalë për kandidaten Laura Kelmendi Neziri
Laura Kelmendi Neziri, e lindur në Mitrovicë më 16.05.1986. E rritur dhe e shkolluar në Prishtinë, e diplomuar Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Dega:Gjuhë Shqipe si dhe aktualisht në përfundim të fakultetit të dytë në drejtimin e Administratës Publike, si Nanë e dy fëmijëve dhe nuse e Luginës. Laura shquhet si aktiviste e punëve vullnetare dhe iniciativave humanitare. Për vite me rradhë ka përfaqësuar Këshillin e Prindërve të shkollës më të madhe në Fushë Kosovë me numrin më të madh të nxënësve, shkollën « Mihal Grameno.