18.8 C
Berne
mardi 24/06/2025

Pas rezultateve te zgjedhjeve, mblidhet dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nê Nürnberg të Gjermanisë

Nürnberg, 20 maj -Sot Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nê Nürnberg, mbajti takim me anëtarët e kryesisë. Kryetari i degës Selim Hoti në fillim ju uroi 25 vjetorin e themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe i falenderoi anëtarët e kryesisë për punën dhe angazhimin e tyre, ku bëri një analizë rreth zgjedhjevë të 9 shkurtit, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Pavarësisht rezultatit jo të kënaqshem në këto zgjedhje,ne duhet të punojmë e të angazhohemi më shumë për shtrirjen dhe zgjerimin e strukturave tona në gjithë Bavarinë-Gjermanin.

Në këtë takim na nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjermani z.Uke Blakaj, i cili po ashtu i falënderoi kryetarin Hoti dhe gjithë anëtarët e kryesisë për kontributin e secilit. Shpresojmë se në të ardhmen do të angazhohemi më shumë në menyrë që suksesi mos të mungojë. / M.Aliaj

Derniers articles