29.8 C
Berne
mercredi 25/06/2025

Gazetari shqiptar nga Gjeneva në Kinë: Delegacioni i shoqates nderkombëtare te gazetareve boteror (APES) nga Gjeneva në OKB, eshtë pritur nga ambasadori zviceran dhe ai shqiptar në Pekin

Pekin, 27 mars –Me ftese te agjencisë se lajmeve më të madhe në botë, asaj kineze Xinhua, nje delegacioni i shoqates nderkombëtare APES ne Gjeneve qe tubon kryesisht gazetare te OKB-së, pjesë e së ciles eshte edhe nje gazetar shqiptar nga Gjeneva (Nefail Maliqi) në Pekin po marrin pjese ne nje konferecne nderkombëtar ekonomik dhe te investimeve qe do ta quanim nje Forum i «Davosit kinez». Delegacioni pesëaneäresh i gazetareve boteror nga OKB – Gjeneva i prire nga prsindenti i saj z.Jean muysi jane pritur nga ambasadori shqiptar Riza Poda ne Pekin dhe ai i Zvicrës Tehani Pestalozzi. Presidenti i APES z. Musy fillimisht ka falenderuar dy ambasadoret për kohen dhe mikëpritjen e gazetareve boteror nga Gjeneva, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Ne vitin 2013, Zvicra u bë vendi i parë evropian që nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me gjigantin aziatik

17 janar 1950: Zvicra njeh zyrtarisht Republikën Popullore të Kinës. 76 vjet më parë, Zvicra ishte një nga vendet e para perëndimore që njohu zyrtarisht Republikën Popullore të Kinës të sapoformuar. Qëllimi: të fitohet akses i privilegjuar në një treg me potencial të madh.  Sikur Zvicra ashtu dhe Shqipëria kanë marëdhenie te mira me Kinën sidomos ne fushen ekonomike dhe kulturore. Megjithëse Zvicra eshte me e pranishme se sa Shqiperia ne Kinë si ekonomikisht ashtu edhe me njerez. Psh mbi 1000 kompani zvicerane jane sot ne Kine, jane mbi 2.600 zvicerane që jetojne dhe punojne ne Zvicer..

Kina është një partner i rëndësishëm i Zvicrës për sa i përket bashkëpunimit në fushën e arsimit, kërkimit dhe inovacionit. Dialogët zyrtarë në këto fusha mundësojnë diskutime mbi tema me interes të përbashkët, por edhe inicimin dhe inkurajimin e projekteve.

« Zvicra u bë vendi i parë evropian që nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me gjigantin aziatik në vitin 2013, me synimin për të fituar akses të privilegjuar në tregun e saj ekonomik… »  ka shtuar ambasadori zviceran ne Pekin.

Ambasadroi shqiptar ne Pekin Riza Poda: Shqiperia ka marëdhenie te mira me Kinën me te cilin vend kemi bashkpunim ekonomik dhe kulutor te ndersjellë 

Pekini dhe Tirana kane shnuar 75-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe miqësia e përjetshme Shqipëri-Kinë. Shqipëria e njohu Kinës dhe vendosi marrëdhënie me të menjëherë pas shpalljes si republikë në vitin 1949. Nga Pekini zyrtare na thane se Kina ka ndihmuar Shqipërinë me 12 miliardë dollarë, ndërsa të dhënat e Tiranës zyrtare flasin ndryshe, për rreth 5 miliardë dollarë.

Kina ka ndihmuar Shqipërinë me drithëra, çelik, mjete bujqësore, hidrocentrale dhe ndihma ushtarake. Megjithate, kjo miqësi ka qene edhe me levërdi nga dy palët, pra edhe për Pekinin, pasi Shqipëria eshte nje vend i pasur me krom.

Kurse në Shqiperi, kemi shume pak kinezë, kurse ne Kine kemi nje numer po ashtu të vogel te shqipatreve, rreth 200 sish edhe pse shqiptaret nuk kane problem me viza.

Gjate kesaj vizite ne Pekin,  kuptuam se terriori dhe ndërtesa e madhe e ambasadës shqiptare ne Pekin ju kishte leiruar falas, si bakshish Shqiperise nga Chou en Lai, Ministri ky i Jashtëm i Mao Ce Dunit. Ky « gjenorizitet » i Kines ndaj Shqipërise duket se i kishte ardhur fundi, meqe i kishte skaduar afati dhe Tirana zartare duhet te gjej ndonje lokale tjeter për ambasaden  shqiptare.

Sidoqofte ambasadori yne ne Pekin z. Riza Poda per  gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27 maredheniet mes Shqiperise dhe Kines i ka cilesuar shume te mira. « Shqiperia ka marëdhenie te mira me Kinën me te cilin vend kemi bashkpunim tregtar te ndersjellë.. » shoti amabsadori Poda.  Ambasadori ju foli gazetareve po ashtu per zhvillimin e Shqiperise sidomos ne sferen e turizimit, pastaj per tolerancen nderfetare.

Derniers articles