2.9 C
Berne
vendredi 31/01/2025

Mergata shqiptare gati, te fluturoj, votoj dhe festojë !

 

Pikat e Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra në Zvicër: Obersee, Winterthur dhe Thurgau,
filluan me organizimin special për ti bërë jehonë të madhe fitorës bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje! më 09 shkurt 2025.

Më posht i gjeni detajet e Organizimit:

Nisja: Zürich-Prishtinë me
08 Shkurt 2025 ora 11:40.
Këthimi: Prishtinë-Zürich me
10 Shkurt 2025 ora 13:25.

KUJDES! Dy orë para nisjen duhet të jeni në aeroport.

Për vajtje/ardhje çmimi është 250Fr.
Rezervimin e biletave dhe pagesën mund ta bëni direkt në konton e Pikës Obersee të LVV , duke i rezervuar vendet/ulëset të numrat e shenuar në flyer të Këshillit Organizativ.
Për shkak të interesimit të madhë ju lutem që të rezervoni biletën sa më shpejt që ëahtë e mundur.

Ky çmim u arrit falë shumë donatorëve të ndryshëm që po na ndihmojnë edhe kësaj here, si në vitin 2021, dhe ju kisha lutur edhe ju që sado simbolike të jetë ndihmesa juaj, është shumë domethënëse për mirë organizimin tonë.

Andaj, të gjithë aktivistët/et dhe gjithë ata që e votojnë LV-sje në këto zgjedhje parlamentare të shkojmë bashkarisht për ta mbështet dhe fuqizuar fitoren e LV-sje dhe kryeministrin Kurti.
Mesazhi, motivacioni e pesha e mërgatës si çdo herë ka qenë vendimtare PRO proceseve progresive për të mirën e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi kështu që edhe kësaj radhe medoemos duhet ti mbledhim forcat e të bashkohemi dhe të shkojm në Kosovë për të ndikuar te familjarët, shokët, shoqet, miqët e farefisin e gjërë që duhet ta votojm Lëvizjen Vetëvendosje! dhe Albin Kurtin.

Detajet e Organizimit:

1. Në aeroportin e Cyrihit të gjithë do të paisen me maica/ bluza identifikuse me Moton.
Mërgata Fluturon, Voton dhe Feston!
2. Në Aeroportin e Prishtinës do të organizohet atmosfera në pranin e mediave Kosovare do të elektrizohet në përkrahjen e LV-sje dhe Albin Kurtit.
3. Vazhdojm pastaj me autobusët të cilët na presin para aeroportit për të shkuar në ndonjërin prej Hoteleve në Prishtinë për drekë dhe aty pritet të na bashkohen shumë figura e personalitet të Qeverisë dhe Parlamentit të RKS.
4. Pastaj të gjithë së bashku do ti bashkohemi në sheshe në Prishtinës në fushatën përmbylljese zgjedhore nga Lëvizja Vetëvendosje!
5. Pas përfundimit të fushatës Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar autobusët për të gjithë anëtarët/et nëpër Qendrat e saj nëpër gjithë Kosovën, andaj secili duhet të paradeklarohet në rezervimin e biletës se pas fushatës qëndron në Priahtinë apo shkojn në Qendrat e tyre.
6. Më 09 shkurt 2025 në mbrëmje kethehemi në Prishtinë në sheshin Skenderbeu për të festuar fitorën e madhe për Qeverinë Kurti3.
7. Të hënen, 10.02.2025 dy orë para fluturimit takohemi në aeroportin e Prishtinës dhe për tu kthyer tutje në Cyrih.

Ju lutem Kontributi juaj është vlerë shtetrore dhe e Organizatës andaj na ndihmoni me donacione për këtë Organozim.

Na prift e mbara

Me respekt!
Këshilli Organizativë

Derniers articles