3.3 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Akuza ndaj ish-Presidentit, Pacolli i kërkon këtë gjë Pecit

Prishtine, 27 Nentor -Ish-presidenti i Kosoves, njeherit Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, të mos “mërzitet” dhe të mos reagojë nëse akuzat ndaj tij janë të pasakta, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

“Ministër Peci, Mos u mërzit për çdo akuzë që të drejtohet. Reagimi emocional, si ai që bën ti zakonisht, mund të japë përshtypjen se është i vërtetë. Fjala më e mirë është durimi”, shkroi ai.

Pacolli i përmendi një rast ku thotë se Peci e quajti atë agjent të presidentit rus Vladimir Putinit dhe homologut serb të këtij të fundit Aleksander Vuçiq.

“Nëse akuzat që janë bërë ndaj teje nuk janë të vërteta, mos reago fare, ashtu siç nuk reagova unë kur ti më quajte publikisht agjent të Putinit dhe Vuçiqit. Qetësia dhe përmbajtja janë shpesh përgjigjja më e fortë ndaj kritikave të pabaza”.

Derniers articles