Benrë, 12 nentor -Po bëhen kater vite qe kur ish-presidenti i Kosoves Hashim Thaci, ish-kryeparlamentari Kadri Vesli me te tjeret gjenden ne Hagë dhe deri tash asgjë e re, nuk dihet se kur do te perfundoj ky proces gjyqësor. Në gjykimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve, deri më tani në Hagë kanë dëshmuar 103 persona, ndërsa 77 dëshmi të tjera të dëshmitarëve janë pranuar me shkrim. Përndryshe, Prokuroria vlerëson se kane mbetur edhe 43 dëshmitarë. Thirrjet per te deshmuar do te zgjasin deri ne prillin e vitit të ardhshëm. Këto kater vite Thaci dhe te tjeret ne Hagë kane pitur mbi 100 vizitorë nga ballkani dhe diaspora, njofton nga Haga gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Carla del Ponte: Komandantet e UÇK nuk mund të krahasohen me Miloshevicin dhe të tjerët si një “ndërmarrje e përbashkët kriminale”
Gjykata e TPI-së ish Jugosllavinë kishte filluar me 25 maj 1993. « Në fillim kishim menduar se do të zgjaste 10 vjet, por përfundoi në 2017, dmth 25 vjet më vonë… », i kishte thene redaktorit te gazetes zvcerane ne shqip Le Canton27.ch ish-kreyprokurorja e ICTY znj. Crala De Ponte.
Gjate ketyre viteve gjykimi zviceranja Carla De Pone qe ishte kryprokurore e krimeve te luftes ne ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë i denoi serbet me 1500 vjet burg (15 shekuj), kurse tetë kriminelë serb kane vdekur në burg. Kroatet i denoi me 294 vjet burg, bishnjakët ma 42, shqiptaret me 13 vjet dhe maqedonasit me 12 vijet burg, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
« Ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë arrestuar.. », lajmin e bën të ditur para kater citesh mediat më prestigjioze ndërkombëtare si ato amerikane CNN, Washnton post dhe te tjerat si BBC, Deutsche Welle etj..
Gjykata Speciale e Hagës ka publikuar dhe akt-akuzat për të cilat këta figura politike akuzohen për këto krime. Sipas saj, do të hetohen për 100 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe Serbisë në vitet 1998-1999. Por, sot specialja nga Haga për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch flasin me data te reja dmth nga viti 1998 deri ne fund të vitit 2000, ku jane pershire edhe vrasjet me motive politike si kishin raportuar zyrtaret e NATO-s, SHBA-të dhe OKB.
Pra nje viti, pikerisht me 3 prill 2023, pas tri vitesdh arerstimi, nis gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Pra per te gjitha keto zyratret e CSK nga specialja ne Hagë (Dhomat specializuara) jaane pergjigjur për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
- A mund të na thoni sa dëshmitarë janë të pranishëm për të dëshmuar në procesin kundër Thaçit, Veselit dhe të tjerëve. Qe nga fillimi i procesit deri më sot, sa kanë dëshmuar? Sa njerëz kanë mbetur për të dëshmuar? E dimë se kur ka filluar ky proces gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, por a mund të na thoni se kur do të përfundojë?
Haga, KSC: Në gjykimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve, deri më tani në gjykatë kanë dëshmuar 103 dëshmitarë, ndërsa 77 dëshmi të tjera të dëshmitarëve janë pranuar vetëm me shkrim. Në një dosje publike, Prokuroria së fundmi tregoi se vlerëson se 43 dëshmitarë të tjerë duhet të thirren nga prokuroria për të dëshmuar në sallën e gjyqit. Prokuroria ka thënë se planifikon të përfundojë paraqitjen e çështjes dhe thirrjen e dëshmitarëve deri në prill të vitit 2025.
Megjithatë, ende nuk është e mundur të vlerësohet se sa do të zgjasë gjykimi i përgjithshëm. Në pritje të rezultatit të çdo mocioni të mundshëm pasi Prokuroria të paraqesë rastin e saj, katër ekipet e mbrojtjes do të kenë mundësinë të paraqesin rastet e tyre dhe të thërrasin dëshmitarë. Nuk dihet ende se sa dëshmitarë të Mbrojtjes mund të dëshmojnë në gjyq.
- Gjykata Speciale deri më sot ka arrestuar dhe dënuar vetëm kriminelë nga Kosova. Meqenëse kjo gjykatë njihet si e Kosovës, ne besojmë se nuk i ka në shënjestër vetëm shqiptarët. Pra, a do të arrestohen dhe dënohen edhe serbët që kanë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile të Kosovës?
Haga, KSC: Çdo pyetje rreth hetimeve të mundshme apo aktakuzave të ardhshme është për Zyrën e Prokurorit të Specializuar, e cila është një institucion i veçantë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ajo që mund t’ju them është se sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, KSK-ja ka juridiksion për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera ndërmjet viteve 1998 dhe 2000, ku viktimat ose autorët jane nga Kosova, ose aty ku ishin kryer krimet. (The KSC has jurisdiction for war crimes and crimes against humanity committed between 1998 and 2000, where either the victim or the perpetrator was from Kosovo, or where the crimes was committed or commenced in Kosovo) Krimet e supozuara duhet të lidhen edhe me raportin Parlamentar të Këshillit të Evropës 2011.
Ligji nuk i referohet përkatësisë etnike dhe KSK-ja merret vetëm me përgjegjësinë penale individuale, dhe mban përgjegjës vetëm individët e shpallur fajtorë për krimet e akuzuara në aktakuzë; jo grupet etnike, organizatat apo komunitetet.
Gjithashtu do të theksoja se viktimat e krimeve të pretenduara në aktakuzat e konfirmuara publike përfshijnë individë të etnive të ndryshme, përfshirë shqiptarët dhe serbët.