12.6 C
Berne
mercredi 16/10/2024

Kush është politikanja zvicerane me origjine shqiptare që ka pushtuar mediat zvicerane, që po dridh partinë më të madhe (PS) në kantonin e Gjenevës 

Gjenevë, 16 tetor -« Një psikodramë trondit PS – Qytetin e Gjenevës, në sfondin e akuzave për ksenofobinë » (Tribune de Genève: Un psychodrame agite le PS Ville de Genève, sur fond d’accusations de xénophobie); « Ngrirja e anëtarësimit shkakton kërdi në Partinë Socialiste (Le Temps »: Un gel d’adhésions sème la pagaille au Parti socialiste); « Vendimi i Partisë Socialiste të Gjenevës për të ngrirë anëtarësimet e reja ndan ndarje » (TV Suisse.RTS: La décision du Parti socialiste genevois de geler les nouvelles adhésions divise)  jane këta vetem tituj që gazeta Le Canton27.ch qe ka shkëputur nga mediat zviceranë te cilat bënë fjalë për  votimet mbrenda Partisë Socialste (PS) ku po vazhdojnë tensionet rreth nominimit të kandidatëve për zgjedhje në Këshillin Administrativ. Ne kete situate te nxehete ne epiqender te debatit dhe polemikave eshte poltikanja zvicerane me origjine shqiptare Dorina Xhixho te ciles ju ju eshte bërë e padrejte nga  partia e vetë.
Dorina Xhixho, këshilltare personale e Sami Kanaan, e cila gjithashtu krijoi një surprizë me rezultate të mira, përpara se të dështonte me gjashtë vota, kane raprtuar mediat zvicerane.
Është një luftë e brendshme që është ngritur sa një frymë, por që nuk zbret. Brenda seksionit të qytetit të Partisë Socialiste (PS), vazhdojnë tensionet rreth nominimit të kandidatëve për zgjedhje në Këshillin Administrativ.
Keshtu sipas Tribune de Genève  « Muajt ​​e fundit nuk kanë mjaftuar për të ulur tensionet. Të enjten është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e përgjithshme (EGM), për të diskutuar ngrirjen e këtyre anëtarësimeve, por edhe për përfshirjen dhe diversitetin brenda seksionit dhe rishikimet e statuteve.
Një mbrëmje “e tmerrshme dhe e dhunshme”, ka thnen Dorina Xhixho për agzeten Tribuen de Genève. Sipa saj “Unë po quhem një humbës i keq, edhe pse nuk e vë në dyshim emërimin, por një proces që gjithsesi është i njollosur nga vendimi i Komisionit dhe nga këto thashetheme”.
Po çfarë po ndodh brenda forcës më të madhe politike në qytetin e Gjenevës e cila kritikonte deri dje UDC, karshi te huajve sidomos shqiptareve ne Zvicer?, pyet gazeta zvicerane ne shqip Le Caton27.ch.  Sipas televizionit shtetor zviceran -RTS « Një ngrirje e minutës së fundit në anëtarësimin e anëtarëve të rinj, do të kishte disavantazhuar kandidatët me prejardhje emigrante. »
«Këto zgjedhje të brendshme u dëmtuan nga parregullsi statutore dhe etike dhe u rrethuan nga thashetheme që mund të përshkruheshin si raciste dhe ksenofobike, » tha Vanessa Klein, e vetmja anëtare e komitetit që ka refuzuar ngrirjen e anëtarësimeve.
Për të kuptuar këtë kritikë, duhet t’i kthehemi pranverës, skruan gazeta tjeter « Le Temps », duke shtuar se  « Asambleja e Përgjithshme zgjedh dy kandidatët e saj ekzekutivë nga shtatë persona. Mes tyre, dy përfaqësues me prejardhje emigrante, duke përfshirë Dorina Xhixho, këshilltare personale e Sami Kanaan në largim e cila gjithashtu krijoi një surprizë me rezultate të mira, përpara se të dështonte me gjashtë vota.
Dorina Xhixho eshte kotnaktuar nga koleget e Le Temps e cila nuk ka fshehur zemërimin e saj. Ajo per gazeten ne fjale ka deklarur se “Një javë para ngrirjes së anëtarësimit, qarkulluan thashetheme të pakëndshme që pretendonin mbushje votash nga shqiptaret që i ishin bashkuar së fundmi partisë. E njëjta gjë për një tjetër kandidat pasardhës afro. Imazhi im u ndikua.”

Derniers articles