Nürnberg, 22 shtator -Mbremë në ambientin e bukur të firmës Tafa në Nürnberg , u mbajt takimi i radhës me Këshillin organizativ dhe mësueset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe të Nürnbergut me rrethinë. Në këtë takim pune ishte e pranishme konsullja e përgjithshme e Republikës së Shqipërisë znj. Genta Mburimi si dhe përfaqësuesit e shkollave shqipe të Hessen-it -z.Ukë Blakaj me mësueset edhe Këshillin e Prindërve, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Konsullja e Republikës së Shqipërisë solli edhe tekstet mësimore për nxënësit e kësaj pjese të Bavarisë.
Zonja Mburimi falënderoi për mikpritjen e përzemërt dhe u zotua se gjithmonë do të jetë në përkrahjen të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Takimin e hapi koordinatori i mësimit plotësues të Nürnbergut me rrethinë z.Selim Hoti i cili u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe falenderoi grupin organizativ të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në ketë mision të shenjtë, si dhe falënderoi mësueset për punën dhe angazhimin e tyre në ketë mision sa human aq edhe kombëtar.
Nënkryetari i Lapsh-it z.Xhymshit Tafa foli rreth organizimit dhe fillimit të vitit të ri shkollor 2024/25 në Bavari.
Kryetari i Këshillit të Prindërve në Nürnberg z.Armend Ismajli foli rreth sfidave që po e përcjellin mësimin plotësues të gjuhës shqipe, dhe bëri thirrje tek prindërit që ti dërgojnë fëmijet në shkollën shqipe sepse „gjuha ruhet , vetëm aty ku shkruhet“.
Selim Hoti koordinator i shkolles shqipe për Nürenberg me rrethinë duke uruar fillimin e mbare te shollave shqipe nxenesve tanë ne Gjermani nder tjera ka thëne se «Nuk ka shërbim më të madh që mund ti bëjmë kombit tonë sesa të kontribojmë në sensibilizimin e bashkatdhetarëve tanë që fëmijët e tyre ti dërgojnë në shkollën shqipe në mënyrë që fëmijët tanë ta ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat e kombit tonë… » ka thene z.Hoti.
Kryetari i shkollave shqipe për Republikën e Hessen-it foli rreth organizimit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në ketë Republikë dhe shprehu gatishmërin për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash tek mësimdhënesit.
Gjithashtu mësueset folën rreth fillimit të vitit të ri shkollor 2024/25 dhe shprehen dëshiren që numri i nxënësve të rritet nëpër klasa.
Në fund përfaqësuesi i shkollës shqipe në Roth z.Fatmir Qufaj shtroi një darkë për të gjithë të pranishmit.