-1 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Lugina gati për demonstratë, sot ne oren 13-të. Në Presheve mbahet proteste gjithpopullore kunder regjimit serbe! Serbia jo në BE me politikat diskriminuese dhe antishqiptare!

Presheve, 23 shtator  -Sot më 23 shtator në Preshevë do të mbahet një protestë, të cilën, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e quajti “për identitet e dinjitet”. Shqiptaret e Lugines se Presheves qe 10 vite, qe kur ka filluar ne Bruksel dialogu mes Serbise dhe Kosovës, ka kekruar te jene pjese e ketij procesi. Lideret e Lugines kerkojne te Beogradi dhe BE te rrespektohet recprociteti.

« Ne nuk duam me shume se sa ate cfare kane serbet e Kosovës!.. » kane thënë lideret nga Lugina e Preshevës, nje province e banuar me shumicë shqiptarë etnik ne Serbine jugore (kufi me Kosoven), korrespondentit  gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch qe aktulaisht gjendet në Preshevë.

Serbia jo në BE me politikat diskriminuese dhe antishqiptar

Kryetarja e Prehsves Ardita Sinani ka bërë të ditur  se marshi në komunën e Preshevës do të mbahet më 23 shtator, duke filluar nga ora 13:00, ku sipas saj, protestuesit do të marshojnë nga stadiumi i qytetit të Preshevës e deri te qendra e qytet

Sinani bëri të ditur në një postim në Facebook, se marshi në komunën e Preshevës do të mbahet më 23 shtator, duke filluar nga ora 13:00, ku sipas saj, protestuesit do të marshojnë nga stadiumi i qytetit të Preshevës e deri te qendra e qyteti, transmeton Le Canton27.ch

“Të marshojmë, të gjithë bashkë. Kundër diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Të marshojmë për barazi dhe drejtësi”, ka shkruar ajo.

“Në Gusht ishim në Bujanoc, në Shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më.  Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë”, shkroi Sinani.

Tutje, ajo tha se me këtë protestë, qytetarët shqiptarë në Luginë do të kërkojnë ndërprerjen e masivizimit të adresave, njohjen e diplomave, vende pune dhe për institucione të hapura për të gjithë.

“Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë”, shkroi Sinani.

Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka bërë të ditur se sot do të mbajnë protestën e paralajmëruar në Preshevë.

“Të marshojmë për identitetin e dinjitetin tonë. Për tekste shkollore në gjuhën shqipe për gjimnazistët tanë. Për njohje të diplomave të universiteteve të Republikës së Kosovës për studentët tanë. Për mundësi të barabarta  në punësim. Të dëshmojmë edhe një herë se edhe përkundër apartheidit, shqiptarët e Luginës nuk heshtin. Aq më pak, nuk dorëzohen e nënshtrohen. Të vazhdojmë luftën për të drejta, liri e barazi”, ka thënë Lutfiu.

Derniers articles