13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Lamtumirë Ismajl Kadare!..Bota e letrave në zi..Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare kolosi i letërsisë!

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në moshën 88-vjeçare, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Shkrimtari shqiptar Ismaïl Kadaré, 88 vjeç, autor i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës, vdiq të hënën në mëngjes, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Lamtumire ISMAJL KADARE!.. Ballkani shqiptar dhe bota e letrave në zi

Z. Kadaré vdiq nga një atak në zemër, tha spitali i Tiranës. Ai mbërriti atje « pa shenja jete », mjekët i bënë një masazh kardiak, por ai « vdiq rreth orës 8:40 të mëngjesit », tha spitali.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit me “Frymëzimet djaloshare” (1954); “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003.

Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.

Ideja e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin “Kështjella” (1975).

Në romanin “Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela “Emblema e dikurshme” (1977), “Ura me tri harqe” (1978) dhe “Gjakftohtësia” (1980).

E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1981).

Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare.

Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Që nga viti 1994 ai është anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias per Letersi”, nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabuçhi. Ismail Kadare shkroi edhe vepren e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s” 2013.

Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Kadare ishte shkrimtari i madh i dy shekujve, ambasadori dhe gjenerali i letrave shqipe!
« Sot unë dhe mbare shqiptarët por edhe bota mori nje lajm te trisht, me rastin e vdekjes së sjkrimaztrti te madh shqiptar Ismajl Kadare. Ihste dhe mbetet sjkrimtari me i madh shqiptare i dy shekujve, ambasadori dhe gjenerali i letrave shqipe! Ai Zvicren e kishte vizituar se paku dhjete here dhe vazhdimisht fliste me admirim dhe simpati te madhe per kete vend siq e quante « zemra e demokracise dhe tolerancës » evropiane. Kadare ne Gjenvë, lausanne, Berne, Zurich…me mergimtaret, me diasporen shqiptare sa here takonte, ai nuk fliste vetëm për veprat e tij dhe lietaruren boterore por edhe për integrimin e shqiptareve ne Zvicer dhe vendet tjera te vendeve evripiane i cili jepte mesazh për nje prezentim te denje ne vendin ku jetojme dhe punojme, sepse siq thoshte « ju jeni ambasadorë » te imazhin të kombit shqiptarë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Me kolosin e letrave shqipe, kam pasur se paku 10 intervista, dhe ne cdo interviste kurre nuk na harroi, gjithnje ma ka përmendur Preshevën, i shqtesuar për fatin dhe perspektivën e shqiptareve në Serbi, siq me thoshte « Lugina me Medvegjën, Bujanoca dhe Presheva të banuara me shqiptarë etnik, kjo krahinë e fundit na mbeti nën okupim… » ka deklaruar gazetari shqiptar ne Gjenevë Nefail Maliqi.
« Shkrimtari shqiptar Ismaïl Kadaré, 88 vjeç, autor i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës, vdiq të hënën në mëngjes, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Z. Kadaré vdiq nga një atak në zemër, tha spitali i Tiranës. Ai mbërriti atje « pa shenja jete », mjekët i bënë një masazh kardiak, por ai « vdiq rreth orës 8:40 të mëngjesit », tha spitali.
(Ketu në foto para 300 ditëve Kadare me redaktoriune gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch )

Derniers articles