Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë liruar nga paraburgimi, njofton ghazeta zvcierane ne shqip Le Canton27.ch
Gjykatat e Schaffhausen kanë liruar nga paraburgimi dy adoleshentët që dyshohet se kishin planifikuar sulme shpërthyese në Zvicër. 15-vjeçari zviceran dhe 16-vjeçari italian janë vendosur në një lokal ku do t’i nënshtrohen ekspertizës.
Dy të rinjtë ende dyshohet se kanë mbështetur organizatën e ndaluar terroriste Shteti Islamik (IS), tha të enjten prokurori publik i Schaffhausen. Në hetim po merr pjesë edhe Prokuroria Publike Federale (MPC).Prokurori për të mitur të kantonit Schaffhausen nuk jep ndonjë informacion të mëtejshëm, veçanërisht për shkak se të dyshuarit janë të mitur. Dy adoleshentët u arrestuan në fundjavën e Pashkëve, në të njëjtën kohë me një 18-vjeçar zviceran nga kantoni Thurgau, me të cilin dyshohet se ishin në kontakt. KPK po heton për të riun 18-vjeçar.
Sipas burimeve të Shërbimi Federal te Inteligjencës (SRC) në Bernë, qe ka siguruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, aktualisht në Zvicer jane 41 persona qe kercnojne paqen dhe sigurine e brendshem dhe të jashtme në territorin helevtik. Per dallim nga viti i kaluar, lidhjet me terrorizin sivjet jane dyfishura për 50 % per qind në Zvicër.
« Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave (En Suisse, divers réseaux criminels sont en activité, notamment ceux d’origine slave…) si dhe ato nga Evropa Lindore dhe Juglindore. Ndër hetimet në vazhdim në lidhje me krimin e organizuar, rreth gjashtëdhjetë janë të lidhura me SkyECC… » kane thëne për gazeten zvicerane npe shqip Le Canton27.ch zyrtaret nga Shërbimi Federal i Inteligjencës (SRC) ne Bernë.