0.8 C
Berne
samedi 23/11/2024

Zvicra financon Programin e përbashkët të KB “Askush të mos mbetet pas” në Shqiperi

Tirane, 10 prill -Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-se në Shqipëri, Monica Merino, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të 12 marrëveshjeve për dhënien e granteve për 12 bashki në kuadër të Programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara, “Askush të mos mbetet pas”, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ceremonia u mbaj në Qendrën e Zhvillimit në Lushnjë ku merrnin pjesë drejtuesit e bashkive përfituese të granteve, Berat, Devoll, Fushë-Arrëz, Lushnjë, Përmet, Pukë, Roskovec, Sarandë, Maliq, Shkodër, Tepelenë dhe Vlorë.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu theksoi se “Qendra e Zhvillimit në Lushnjë vjen si përmbushje e vizionit që ka qeveria shqiptare dhe MSHMS për të shpërndarë shërbimet sociale kudo në komunitete dhe më pranë nevojave të qytetarëve”. Ajo theksoi se bashkëpunimi me UNDP, Qeverinë Zvicerane, ka rezultuar mjaft i frytshëm për shërbimet sociale në të gjithë territorin.

“Koalicioni që kemi bashkërisht me UNDP, Ambasadën e Zvicrës nëpërmjet programit, “Mos të lëmë askënd pas”, ka qenë një koalicion fitimtar kur vjen puna te shërbimet sociale në të gjithë territorin sepse falë këtij bashkëpunimi, ne kemi arritur sot një mbulim në të gjithë territorin e Shqipërisë me shërbime sociale për grupet vulnerabël dhe po vijojmë edhe falë instrumentit të Fondit Social, ta shtrijmë këtë mbështetje edhe për bashkitë më të vogla”, nënvizoi ministrja e Shëndetësisë.

Derniers articles