4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Politikani zviceran Sommaruga: Gjeneva i shkruan presidentes së KE znj. Von des Leyen.  Kërkon nga Brukseli heqjen e masave dhe t’i bëhet presion Serbisë e jo Kosovës!

Këshilltari i Shtetit Carlo Sommaruga me redaktorin e gazetes zvicerane Le Canton27.ch ka konfirmuar se Gjeneva permes nje letreje derguar presidenes së Komisonit Evropian ka kerkuar heqjen e menjëhershme të masave kundër Kosovës!

Gjenevë, 11 shtator -« Serbia nuk aplikojnë sanksione kundër Rusisë dhe autoritetet e tyre shkojnë rregullisht në Moskë. Nëse mbrojmë sovranitetin e Ukrainës, duhet të mbrojmë edhe atë të Kosovës”, ka thënë ne një interviste për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch z. Carlo Sommaruga, Këshilltar i Shtetit të Gjenevës, njeherit anëtar i Komisionit të Politikës së Jashtme.

Carlo Sommaruga, posa ka vizituar autoritetet shteterore te Kosovës në një situate te brishte me Serbinë. Sommaruga, pas vizites se tij ne Kosove, për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch rikonfirmon mbeshtetjen e Zvicrës ndaj Kosovës. Ndryshe analistet kosovar tone se, Kosova nuk po synon të beje invasion ndaj Serbisë (sikur Serbia qe po provon ndaj Kosoves) por thjesht po mbron sovranitetit e vetë, siq do ta mbronte edhe Franca.

Gjeneva kerkon nga presidentja e Komisonit Evropian heqjen e menjëhershme të masave kundër Kosovës!

Ministri zviceran (GE) Sommaruga pas kthimit nga nje vizite dy ditore ne Kosovë ai flet për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch për takimin me kryemnistrin Albin Kurtin ne Prishtine, per dialogun dhe maredheniet Zvicer-Kosove, per «kritikat» e BE ndaj Kosoves dhe ledhatimi i Serbise, imazhi dhe (mos) integrimi i shqiptareve ne Zvicer.

Që nga fillimi i vitit, Veriu iu Kosovës , ku jeton një minopriteit serbe, është përfshirë nga tensione të përsëritura. Pas aferës së targave pasuan zgjedhjet e kontestuara të prillit në katër komuna edeh spe u njoihen nga BER dhe SHBA-të. Serbët i bojkotuan dhe kryetarët shqiptare edjhe sep ishin zgjdhje demokratike. Gjatë vendosjes së kryetarëve të komunave, forca ndërkombëtare e KFOR-it (në të cilën Zvicra bën pjesë me Swisscoy) jane përgjakur nga bandat kriminale serbe te mbeshtetura nga presidenti serb Aleksannrer Vucic.

Politikani zviceran Sommaruga, pas takimit me kryemenistrin Kurti ka thëne se Gjeneva i ka shkruar letër presidentes së KE Von des Leyen: Bëni, presion Serbisë e jo Kosovës, që po mbron sovranitetin e vetë!

Qesharake, edhe pse forcat nderkombëtare u rrahen për vdekje, mbi 30 sish, nga keto banda kriminale serbe, Bashkimi Evropian reagoi në mesin e qershorit duke kërcënuar qeverinë e Kosovës me sanksione, sikur forcat paqesore te ishin rrahur nga kosovaret e jo na serbet?!

Sommaruga: Ne Prishtine me zotin Kurti biseduam për bashkepunimin mes Zvicres dhe Kosovës, intensfikimin maredhënive mes dy vendeve..

Ne kohen kur ne Veri te Kosoves eshnte gjendja e tendosur bashke me situaten e tendosur ne Veri, në vlugun e procesit te dialogut te Bruksel, në këtë kontekst, këshilltari shtetëror Carlo Sommaruga (PS/GE) u gjend në kryeqytetin kosovar në Prishinë Kosovë meqerast takoi kryeministrin Albin Kurti.

Se cfare kishin biseduar me kryeministrin Kurti, politikani nga Gjeneva z.Sommaruga për gazeten zvicerane Le Canton27.ch ka deklaruar se « me zotin Kurti biseduam për bashkepunimin mes Zvcres dhe Kosovës, intensfikimin maredhënive mes dy vendeve.. »
« Fillimisht ishte për të treguar mbështetjen e shteti zviceran për politikën e Kosovës, e cila ndodhet në një situatë të vështirë. Bëhet fjalë, për mbrojtjen e sovranitetit të saj, luftes kunder korrupcionit dhe krimit te organizuar, funksionimit të shtetit juridk , proceset demokratike sikur dialogu mes Kosovës dhe Sebrisë si dhe proceset integruese të të gjitha pakicave… », shpjegon politikani nga Gjeneva .

Politikani zviceran Sommaruga, pas takimit me kryemenistrin Kurti ka thëne se Gjeneva i ka shkruar letër presidentes së Koimisonit Evropian zonjes Ursula von des Leyen, nga e cila eshte kërkuar t’i behet presion Serbisë e jo Kosovës, që po mbron sovranitetin e saj!
Ne vazhdim z.Sommaruga ka thëne se « Serbia, e cila nuk e ka njohur kurrë Kosovën, po bën gjithçka për ta penguar stabilizimin dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovës. Me të zgjedhurit socialistë, tashmë i kemi shkruar një letër Ursula von des Leyen, Presidentes së Komisionit Evropian, për të diskutuar për moskuptimin e masave të marra kundër Kosovës. Ai shpreh keqardhjen që presioni i bëhet Kosovës dhe jo Serbisë.

Ndërsa serbët nuk aplikojnë sanksione kundër Rusisë dhe autoritetet e tyre shkojnë rregullisht në Moskë. Nëse mbrojmë sovranitetin e Ukrainës, duhet të mbrojmë edhe atë të Kosovës”.

Sommaruga: Shqiptarët në Gjenevë dhe Zvicër shembull integrimi, ambasador të origjinës së tyre

Sipas z. Carlo Sommarugës, qëllimi ynë i dytë i vizitës ishte të tregojë se ekziston “një kanal diskutimesh ndërmjet Kosovës dhe diasporës së saj të shumtë në Zvicër, veçanërisht në kantonin tone ne Gjenevë, sikur edhe ne kantonin e Cyrihut, ate Vaudit..Sot marrëdhëniet po ecin në drejtimin e duhur, është arritur një marrëveshje për sigurimet shoqërore. Si pjesë e zonës Shengen të cilës i përket Zvicra, ka perkrahur BE-ne për heqjen e vizasve qe edhe ksoavret te levizin te lire nga janari i vitit te ardhshëm.
I pyetur rreth imazdit dhe (mos) intgrimit te shqiptareve ne kantonin e Gjenevës dhe Zvicër z.Sommaruga pohoin se « integrimi i shqiptareve ne aklntonin tone eshte shembll ne tere Zvicren.

Ne vazhdim politikani nga Gjeneva, duke folur për integrimin e kosovarëve në jetën politike dhe shoqerore ne Zvicër ka thëne se “sot ne institucionet gjenevase kemi shume nenpunes , madje edhe këshilltarë komunal shqiptar. Siq e dini ne zgjdhjet e fundit ne kantonin tonë shqiptaret fituan kater deputetë. Ky angazhim dhe prezentim i shqiptareve ne kantonin tone deshmon se ata jane te zote dhe shembull suksesi dhe integrimi ne vendin tone..“

Ndërsa përsa i përket integrimit të tyre në jetën shoqërore, kulturore dhe sportive, Sommaruga, per fun ka thënë se « ne zviceranet bashkepunojme me shqiptaret meqë i konsiderojme ata se janë njerëz seriozë dhe punëtorë të vyeshëm, të cilëve mund t’u besojmë. Sikur ne që po i perkrahim ata, edhe ata neve po na perkrahin jo vetem duke ndertuar vendin tonë, por edhe duke avancuar ne sporte, sidomos ne futboll, kur kemi parasysh ketu golat e Shaqirit, Xhakes, Ymerin.. e fubollisteve tjere me origjine shqiptare ”.

Derniers articles