(Me afaristin,atdhetarin dhe humanistin,Lazim Destanin,jam njohur në vitin e largët 1990,dhe sot u ritakova pas plot 33 vitesh. I njëjti Lazim,modest,i afërt dhe shumë i përzemërt).
Me 1990,pas dëbimit masiv nga puna,edhe unë u gjenda në udhë,pa udhë.
Një ide imja për të shkuar në Gjermani me rrinte mbi kry! Hulumtova se si mund të merrej një vizë dhe kuptova se kërkoheshin një mal dokumentesh. Veç të tjerash edhe
një biletë kthyese aeroplani dhe një fletë sigurimi.
Por,ku t’i merrja dhe si ti merrja?
Kisha dëgjuar se Lazim Destani nga Tetova,e ka një Kompani të njohur udhëtimi,’Sharr Turist’ dhe është shumë i bërë mirë!
Në një mëngjes tetori,e mora busin e orës shtatë,Prishtinë-Tetovë dhe pas tre orë udhëtimi u gjenda në zyrat e tij,tek ‘Shar Turisti’!
Zyrat gjendeshin në hyrje të Tetovës dhe kur e lexova mbishkrimin,i thash shoferit të busit të ndalonte para dyerve të Agjencisë.
Lazimin nuk e njihja,nuk e kisha takuar kurrë dhe i kisha shkuar pa e paralajmëruar.
Kur u gjenda në zyrat e rregulluara mirë,një gocë e sjellshme më priti me “ mirëserdhët,çka mund t’iu ndihmojë’?!
Ia ‘çava’ hallin dhe z. Lazimi duket se e kishte dëgjuar kërkesën time,prandaj sakaq zbriti nga kati i lartë.
‘Urdhëro në zyrë dhe gjithçka do të bëhet mirë’!
Pasi më gostiti me kafe dhe ndërruam edhe disa llafe,me tha:
‘Biletën kthyese(fiktive) e ke gati. Më dëshiroi rrugë të mbarë dhe fat të bardhë..
Pastaj,e keni parasysh sa janë 33 vjet,në mes.
Kisha dëgjuar e lexuar për sukseset e tij,ndihmën e pakursyer humanitare e për projekte kombëtare,kulturore dhe gjithfarë…
Tëvona,djali i tij Blerimi ishte bërë aktor Hollivudian dhe kjo më gëzonte shumë..
Dhe,ja ritakimi..
E kërkoja një mik timin në ‘Swis’ dhe ja Lazimi, me miqtë.
U (ri)njohëm sërish dhe biseduam si miq. I ndërruam vizitkartat dhe mbeti më u dëgjuar.
I përmendëm miqtë e përbashkët:Azem Shkrelin,Ali Podrimën,me të cilët kishte miqësi të madhe dhe rrëfente edhe për takime shumë miqësore e interesante.
(Edhe miqtë i kemi të përbashkët,tha dhe shfaqi keqardhje se disa prej tyre,nuk jetojnë më)!
Lazimi kavalier si gjithmonë,më ftoi në Tetovë!
I thash se do të shkojë në ndonjë manifestim kulturor dhe ia recitova dy vargje për Tetovën:
Tetova,mu sikur Tirana
Edhe emri iu fillon me T!
Të pres më tha dhe u përshëndetëm
me ‘Mirupafshim’! / Shaqir Foniqi