0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

U desht qe shqiptaret t’i presin zviceranet 8500 vjet per te zbuluar nje vendbanim ne thellesine e liqenit te Ohrit

Një zbulim i ri nga arkeologë zviceranë dhe shqiptarë i një vendbanimi 8,500 vjeçar pranë Linit në Liqenin e Ohrit ka emocionuar shkencëtarët si dhe publikun e gjerë, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar nje njoftimi nga ambasada zvicerane ne Tirane.

Përmes gërmimeve të kujdesshme dhe analizave të avancuara ekipi i arkeologëve ka dalë në përfundimin që vendbanimi palafit pranë Linit është vendbanimi më i vjetër i njohur në Europë.

Profesori Albert Hafner nga Universiteti i Bernës konfirmon se bashkëpunimi nën projektin rajonal EXPLO ka rezultuar në gjetje interesante nga fshati Lin, pranë Pogradecit, ne bregun e Liqenit të Ohrit.

Ky zbukim edhte mireoritur nga autoritet e Tiranes, por shytohet pyetja pse shqiptaret nuk evkanr bere me hetet krt zbukim, meqe qenka me interes kombetar dh pse u desht  qe shqiptaret t’i presin zviceranet 8500 vjet per te zbuluar nje vendbanim ne thellesine e liqenit te Ohrit?!, ka shkruar gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

Por cila është domethënia e këtij siti bujqësor dhe peshkimi nga para historia?

Profesor Albert Hafner nga Universiteti i Bernës, që shpalosi gjesende interesante mbi vendbanimin më të vjetër që njohim në Europë nder tjera ka thene se “Një nga rezultatet më të rëndësishme të projektit EXPLOështë fakti që vendbanimet e rajonit, në breg të liqenit janë shumë më të vjetra nga sa prisnim. Kjo ishte treguar tashmë nga të dhënat nga Ploça dhe Ohridati (dy site në bregun verior të liqenit të Ohrit, në Maqedoninë e Veriut) dhe Dispilio (Greqi, liqeni i Kastorias). Megjithatë, gjurmët më të vjetra nga Lin tani janë edhe 100-200 vjet më të vjetra dhe këto data të reja nga radiokarboni natyrisht na kanë bërë shumë të lumtur! Po i afrohemi pikës kohore 6000 para Krishtit! Vendbanimi buzë liqenor i Linit në bregun shqiptar të liqenit të Ohrit, sigurisht do të luajë një rol të rëndësishëm në hulumtime tani e tutje…”

Sipas ekspertit zviceran “Bujqësia dhe blegtoria kanë origjinën në Lindjen e Afërt rreth 10,000 vjet më parë dhe më vonë u përhapën në Anadoll, Detin Egje dhe Thesali drejt rajonit në zonën trekufitare të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit luajti një rol vendimtar në përhapjen e bujqësisë dhe blegtorisë drejt Europës Qendrore…”

“Pra, në zonën e Ballkanit jugor përhapja e mënyrës së re të bujqësisë u nda. Për më tepër, ne hamendësojmë se si është e mundur që drithërat e përshtatura për zonat e thata mund të jenë familjarizuar kaq shpejt me kushtet në një zonë liqenore me lartësi dhe me reshje të larta në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. Zona e liqenit në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut është rajoni i dytë më i rëndësishëm në Europë pas zonës alpine, me rreth 1,000 site dhe ende nuk është ekploruar sa duhet. Kjo zonë ende ofron një potencial të madh për brezat ardhshëm të studiuesve.…” ka thene , Albert Hafner profrsor i njohur zviceran nga Universiteti i Bernës.

 

 

 

 

 

 

Derniers articles