-0.7 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Festë edhe ne Kosove me 1-Gusht / Kryeministri shqiptar Kurti: Zvicra ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin tonë

Prishtine, 1 Gusht -Kryeministri  shqiptar i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, të organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier kanë marrë pjesë sot pasdite në Ditën Kombëtare të Zvicrës të organizuar nga Ambasada e Zvicrës në periferi te kryeqytetit.

Në fotografitë që Zyra e Kryeministrit të Kosovës ia ka çuar mediave, shihen Kurti dhe Hovenier duke komunikuar.

Sipas Le Canton27.ch Sot me 1-Gusht nuk ka feste vetem Zvicra dhe zviceranet por edhe Kosova dhe shqiptaret ne ballkan. Kjo geste kombetare sot festihet ne Zvicer bashkarisht me zviceranë e shqiptarë ku bashkarisht ku jetojne dhe punojne. Permenda Kosoven, sepse edhe ne Kosove sot po festohet 1-Gushti ku rrugeve te qyteteve valojon flamujt zviceran te showeruar me ata shteteror dhe kombetar si ne Prishtine, Prizren, Viti, Gjilan Gjakove ashtu edhe ne Presheve e Tetove…Ndryshe, znj Micheline Caly Rey dhe autoritet tjera zvicerane kane te drejte qe Kosoven, shqiptaret t’i konsiderijne si kantoni i 27-te, per cka gazeta jone nuk e mban ket emer rastesisht si Le Canton27.ch

Në këtë event, kryeministri Kurti tha se diaspora jonë nga Zvicra ka sjellë në vend një hov ekonomik dhe perspektivë të re.

“Kosova është me fat jo vetëm që ka Zvicrën si shembull se çfarë mund të arrijë një shtet, por edhe të krijojë lidhje të thella me atë vend. Zvicra ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin tonë. Së pari, ka hapur dyert dhe ka ofruar mundësi për ata që ikën nga një prej krimeve më të këqija që njerëzimi ka parë. Mbi çerek milion qytetarë zviceranë i kanë rrënjët në Kosovë”, vlerësoi kryeministri Kurti.

Me këtë rast, kryeministri përmendi dhe shembuj konkret të shqiptarëve të suksesshëm që jetojnë në Zvicër dhe rrugëtimit të tyre të jashtëzakonshëm profesional.

“Suksesi i zviceranëve me origjinë kosovare nuk shfaqet vetëm​ në ndeshjet e futbollit, si në rastin e Xhakës dhe Shaqirit, por edhe në formën e drejtorit të klinikës për kirurgji të zemrës në Universitetin e Cyrihut – si në rastin e Omer Dzemali – dhe në vendet e këshillave kantonale – si në rastin e Ylfete Fanajt”, tha Kryeministri Kurti.

Duke përmendur zhvillimin ekonomik në Kosovë, ai shtoi se është bërë i mundur edhe falë ndihmës humanitare dhe ekonomike që ka dhënë Zvicra që nga viti 1990, e cila filloi si ndihmë humanitare dhe që tani është shndërruar në ndihmë zhvillimore, e cila shtrihet në fushat e infrastrukturës, arsimit, mbrojtjes së mjedisit, qeverisjes, kujdesit shëndetësor e shumë më tepër.

“Kjo mbështetje po intensifikohet me akordimin e 86 milionë frangave zvicerane për periudhën 2022-2025, ku menaxhimi i burimeve ujore përballë efekteve shkatërruese të ndryshimeve klimatike mbetet prioritet kryesor”, tha kryeministri.

Ai u shpreh i lumtur me forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvcxrës gjatë 15 viteve të fundit.

Ndryshe edhe redaksia e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch në emer te komunitetit shqiptarë (mbi 300 mije) ka uruar presidentin e Konfederates helevetike Alain Berset dhe popullin zviceran per diten Nacionale- 1 Gusht !

Derniers articles