0 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Reagon BE per policet e arrestuar. Stano per ATV: Ne jemi në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht

Zedhenesi i BE-se Piter Stano me gazetarin tone

Bruksel, 14 qershor  (ATV-Nefail Maliqi) -Pas autoruteteve kosovare, ka reagusr para pak nje qasti edhe BE per kindnapimin e tre policëve të Policisë së Kosovës brenda territorit të Kosovës.

Keshtu per tv tone ATV zedhenesi i BE-se z.Piter Stano ka deklaruar se “Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht…” (“We are – as a matter of urgency – in touch with both parties, as well as with the KFOR, to establish what and how exactly happened)

Më tej, Stano u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë, të përmbahen nga veprimet që mund të ngritin tensione, teksa kanë përsëritur thirrjen për de-përshkallëzim të situatës në veri.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, ka thënë  zoti Stano per ATV-ne

Derniers articles