16 C
Berne
samedi 4/05/2024

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës shteti, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për mediat amerikano-latine.

Udhëheqësi ukrainas shprehu edhe një herë dyshimin se Rusia do të përdorë armë bërthamore për shkak të “dashurisë së Putinit për veten dhe jetën e tij”.

Sipas Zelensky, Putin nuk është gati të rrezikojë jetën e tij.

“Por ky nuk është një parashikim i motit, kështu që është e vështirë të thuhet”, shpjegon Zelensky, duke shtuar se probabiliteti që Rusia të përdorë armët e saj bërthamore është shumë më i ulët se probabiliteti i mospërdorimit të tyre.

Zelensky shpjegon gjithashtu vendimin e Kremlinit për të dërguar armë bërthamore në Bjellorusi nën pretekstin e mbrojtjes nga NATO, me dëshirën e Putinit për të demonstruar diçka në botën e jashtme.

« E gjithë kjo i përket hapave të tillë politikë. Ai vazhdimisht po tregon diçka. Më shumë i ngjan manekinit sesa presidentit. Putin vazhdimisht po i demonstron diçka gjithë botës dhe mendon se është kënaqësi që të gjithë të jetojnë në një lloj frike”, tha Zelensky.

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...