Berne, 12 maj -Autoritetet lokale në Zvicër me kanë urdhëruar braktisjen e një fshati të vogël malor në kantonin Graubunden për shkak të frikës se së shpejti mund të mbulohet nga shpati i malit që po shembet, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Disa zona janë rrethuar me tabela që askush të mos futet më në fshatin Brienz, ndërsa banorët u munduan të merrnin gjithçka mundeshin nga shtëpitë e tyre.
Autoritetet lokale kanë thënë se 2 milionë metra kub shkëmb mund të shkëputet nga çasti në çast mbi fshatin shekullor, i cili shtrihet në pjesën gjermanisht-folëse të rajonit Graubunden.