8.8 C
Berne
dimanche 28/04/2024

Manovra « LUX23 »: Në mesin e 4000 forcave te armatës zvicerane, në stervitje edhe ushtarë dhe oficerë shqiptarë. Ja sa ushtarë me origjine shqiptara sot ka në armatën zvicerane

Bernë, 2 maj  -Nga fillimi i kesaj jave deri me 9 maj qytetaret zvicrane do ta ndiejnë eren e barutit dhe tymit të tankeve (si dikur ne Kosovë dhe sot ne Ukraine)  gjate manovrave ushtarake të armates zvicerane të armatosur deri ne dhembe, ku po marrin pjese mijera ushtarë.
Sipas gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ne këto manovra ushtarake te quajtara « LUX23 » do te marrin pjese mbi 4000 ushtare, ku ne mesin e tyre dop ketë edhe ushtare me origjine shqiptare (me passaperota zvicerane) te cilet shume lehte mund t’i identifikosh, meqe mbajne emra ne shqip dhe flasin ne shtëpi ne gjuhen shqipe, por edhe frengjisht apo gjemrnisht e italisht, mvaret ne cilien pjese te Zvicres jeotjne dhe veprojnë.
Në manovrat « LUX23 » po marrin pjese edhe 200 ushtare dhe oficere me origjine shqiptare
Ne keto manovra jane mobilizuar mbi 4000 ushtare te armatosur deri ne dhembe me qindra tanke dhe aeroplane (MIG) luftarak, ku forcat helvetike. Me kete rast gjate dhjete diteve forcat helvetike do te tregojne muskujt terroristeve dhe armiqve tjere te paqes!

Në manovrat ushtarake (LUX23)  ne pjesen frankofone te Zvicres deri ne Berne po marrin pjesë mbi 4000 ushtare. Për keto strevije te medha ushtaräke anlksite dhe ekspretre ushtarak thone se me keto « setrevitje ushtarake jane me te medhate viteve te fundit.. » apo « Zvicra Romande eshte transformuar ne nje zone lufte », citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch e cila ka mesuart nga burimet  e saj se ne keto strervitje ushtarake po marrin pjese edhe rreth 200 shqiptare, ne mesin e tyre jo vetem ushtare por edhe oficere të larte te cilet sherbjne ne armatën zvicerane.

Ushtria zvicerane është një armatë e drejtuar dhe kreu i ushtrisë që zgjidhet nga Këshilli Federal. Ushtria zvicerane aktualisht numëron mbi 150.000 ushtarë aktivë dhe rreth  33.000 rezervistë. Mosha e këtyre ushtarëve është nga 18 deri në 33 vjec. Buxheti ushtarak është tejet i madh (në vitin 2013, ushtria zvicerane kishte buxhetin prej 4,4 miliardë franga.

Detyrat themelore të kësaj ushtrie janë: Pengimi i luftës, mbrojtja e shtetit, mbajtja e paqes në nivelin ndërkombëtar, mbrojtja e shtetit nga rreziqet (qofte edhe ato virtuale, ekstremiste etj), si dhe ndihma nga katastrofat në brendësi të shtetit dhe jashtë shtetit.

Mbi 4000 ushtare shqiptarë jane në Armaten e Zvicrës, po aq sa ushtare sot ka Kosova.. Oficeri zviceran: Krenarë që shërbejnë me uniformën e Zvicrës, krenar me origjinen e tyre!

Sipas redaktorit te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i cili po ndjek perseafërmi manovrimet ushtarake  (LUX23) sot ne keto stervitje shërbjene edhe qindra ushtare zvicerane me origjine shqiptare ne mwsin e tyre edhe oficere.

Ata jane kontaktuar nga reporteri i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch me te cilet kane biseduar ne shqip. Kuptohet bashkebiseduesit tane ushtare me uniforme zvicerane jane natyralizuar (me passaporta helevtike). Rruges, ne qytete dhe fshtra ku po mbahen stervitjet, kemi pare dhe degjuar emrat e ushtareve si: Alban, Kosovare, Kushtrim, Blerim, Kaltrina, Mirlind, Resul, Besnik, Shqiponja, Agron etj…

Janë me mijëra shqiptarë që sot mbajnë uniformën ushtarake të Zvicrës. Deri tani nuk ka një numër të saktë se sa është ky numër, për shkak se ata evidentohen si shtetas të Zvicrës. Por sipas nje analize te gazwtes Le Canton27.ch ne Armaten zvcerane (150 mije ushtare) sherbejne edhe mbi 4000 shqiptare, ku ne mesin e tyre ka edhe oficere te larte, si kolonel, kapiten, rreshter etj..Prsa, sa ushtare sot ka Kosova (FSK) po aq jane edhe ushtare shqiptare në Zvicër. Ndoshta kjo shifer mund te jete logjike kur zyrtaret nga Zyra Federale për Statustika sot i kane deklaruar gahzetes Le Canton27.ch se në Zvicer aktulaisht jane 270.000 albanofonë apo 3 % të nga numri i përgjithshem i popullsisë.

Pamavresisht nga kjo shifer qe nxjerr kjo media zvicerane ne shqip,  per numrin e ushtareve shqiptare ne Zvicer, megjithate asnjëherë nuk mund të dihet numri i saktë i tyre,  sepse përgjigja zyrtare e autoriteteve nga Berna është se « Zvicra ka ushtarë zviceranë dhe jo ushtarë të huaj apo bëhet fjalë për ushtri multietnike… »

Zyrtaret nga DDPS per gazeten tone jane deklaruar qarte se “në ushtrinë zvicerane ka vetëm zviceranë”. Kjo deklaratë lë të kuptohn faktin se të huajt konsiderohen shtetas zviceranë dhe assesi nuk bëhen ndarje.

Nje pjese oificereve te larte shqiptare ne Armaten zvicerane flet qarte se jane shembull integrimi dhe suksesi te cilet me plot krenari e bartin uniformen ushtarake te Zvicrës dhe i shermbejne me me kenaqesi vendin ku jetojne, por natyrisht jane edhe krenar me origjinene tyre.  Madje nje pjesë e mirë e ushtarëve shqiptarë në radhët e kësaj ushtrie janë edhe pjesë e misioneve ndërkombëtare paqësore, të cilët kryejnë detyra të rëndësishme dhe udhëheqëse qofte ne stevitje te përbashketa apo ne zona te konflikteve.

Derniers articles

Mediat franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...

Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë e pranishme në tubimin e qytetarëve, në mbështetje të ish-kryeministrit...

Il busto di « Skenderbeu » è danneggiato a Ginevra. Sul posto la polizia, avviano le indagini…

Ginevra, 27 aprile - Ieri nella tarda notte è stato danneggiato il busto dell'eroe nazionale Gjergj Kastrioti Skënderbeu, che si trova a Ginevra, in...

Le buste du héros albanais « Skenderbeu » est endommagé à Genève

Genève, 27 avril - Hier soir, tard dans la nuit, le buste du héros national Gjergj Kastrioti Skënderbeu, qui se trouve à Genève, au...

The bust of Skenderbeu is damaged in Geneva/Albanian community in Switzerland: Repeated event

The bust of our national hero Gjergj Kastrioti Skënderbeu, which is located by the lake, in Geneva, Switzerland, was damaged yesterday evening, by persons...