10.4 C
Berne
jeudi 2/05/2024

“E treta e vërteta”, zëdhënësja e BE-së për ATV-në, optimiste që sot do të votohet pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Bruksel, 18 prill -Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së për cështjet e Brendshme të Komisionit Evropian ne bisede me gazetarin e tv kombëtar ATV-së, Nefail Maliqin
Bruksel, 18 prill -Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) në përbërje prej 27 vendeve të BE-së ne mars ka dhënë «dritën e gjelbër» liberalizimit të vizave për Kosovën.

 

Parlamenti Evropian sot do votoje tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e BE-së që edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen. Zëdhënësja e BE-së për cështjet e Brendshme të Komisionit Evropian, Anitta Hipper për tv kombëtar ATV ka thene se Parlamenti Evropian sot pritet të votoj tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e BE-së që edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

Kosova vitin e ardhshem, pas 1 janarit 2024 me 200.000 qytetare me pake

Sipas Maliqit « Viti 2024 do jete vizit i levizje sse madhe te qytetareve drejt Evropës dikush për pune e dikush për vizita tek fmilajet e te afgerimit e ytre, por edhe turist, pas izolimit disa vjeqar nga vet Evrtopa. Kosova vitin e ardhshem, pas 1 janarit 2024 me 200.000 qytetare me pake.. »
Zëdhënësja e BE-së për cështjen vizave: Para 1 janarit 2024, Kosova ka edhe një procedurë për të arritur deri tek liberalizimi final i vizave

Këshilli i BE-së vendimi është marrë në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel ku ministrat e BE-së e miratuan këtë vendim në lexim të parë, pa diskutime, pasi për këtë, kishte pasur pajtueshmëri në takimin e mëhershëm të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare. Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe për të harmonizuar politikën e saj të vizave me atë të BE-së”, thotë ajo.

Ajo tha se rregullat e reja do t’u mundësojnë bartësve të pasaportave të Kosovës udhëtimin në BE pa viza për qëndrim në një periudhë deri 90 ditë gjatë periudhës prej 180 ditëve.

BE-ja ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, ndërsa në bazë të këtij vlerësimi, Komisioni propozoi heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e arritur nga Këshilli [më 9 mars] për heqjen e vizave për Kosovën. Propozimi duhet ende të miratohet nga Parlamenti Evropian për t’u bërë përfundimtar. Marrëveshja e arritur parasheh që liberalizimi i regjimit të vizave për Kosovën të hyjë në fuqi nga data e hyrjes në shërbim të ETIAS. Nëse ETIAS ka vonesa, data e fillimit nuk duhet të jetë më vonë se 1 janar 2024”, ka deklaruar znj.Anitta Hipper zëdhënëse e BE-së për cështjet e Brendshme të Komisionit Evropian, për tv kombëtar ATV.

Ajo ka shtuar ne vazhdim se “Vlerësimi i Komisionit ishte i qartë që nga korriku 2018. Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Kosova ka punuar shumë për të përmbushur të gjitha standardet dhe vazhdimisht tregon përkushtimin e saj. Ata punojnë pa u lodhur për të siguruar që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza”.

Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024. Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024.

Sipas z.Maliqi « BE-ja ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, ndërsa në bazë të këtij vlerësimi, Komisioni propozoi heqjen e vizave për qytetaret nga Kosova. Ky lajm, ky vendim, mund te themi se ehste edhe merite e qeverise së Kosovës e cila ka shënuar progres keto dy vitet e fundit sidomos ne luften kunder krimit te organizuar, ne renien e korrupcionit, përmirësimi i sundimit të ligjit nga Qeveria Kurti, pastaj avancimin e procesit te dialogut mes Kosoves dhe Serbisë te cilat arriten marrëveshje orale, për shume pika, drejt normalizimit te marëdhenive te ketyre dy shteteve, nese Serbia nuk i hane fjalet, si zakonisht.

« Ketu do shtuar se edhe situata e mire e lirise se mediave ne Kosovë ka ndihmuar në përshpejtimin e procesit te liberalizimit te vizave, qe ka qene nje nga kushtet e BE, cka Kosova për dallim nga vendet ne ballkan ka nje gjendje te avancuar te lirise se mediave dhe punes se gazetarëve. Kete e deshmo edhe radhitja e Kosoves ne nje pozicion te favorshem ne listat e FIJ dhe Reporters sans Frontieieres ne Bruksel..etj.. » ka thëne ne fund analisti dhe gazetari yne Nefail Maliqi

Derniers articles

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...

Gazetarja britanike Alice Taylor në Tiranë: Shqipëria ka shumë probleme me lirinë e medias, mafian, drogën, krimin, drejtësinë, korrupsionin, eksodin…Mediat, politikisht janë të njëanshme,...

Gjenevë, 2 maj -Me rastin e Ditës ndërkombëtare (3 maj) të gazetarëve tashmë sikur është bërë tradite të jepen bilance mbi gjendjen e lirisë...

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...

Sekretari i Shtetit zviceran Fasel ka pritur sot Zv/kryeministrin e Kosovës. Biseduan për integrime dhe imazhin e shqiptarëve

Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë...

Zv.kryeministri kosovar në Bernë. Takon deputetët zviceranë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Bernë, 30p prill -Sot në Bundeshaus në Bern, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u...