10.6 C
Berne
mercredi 1/05/2024

The Sunday Times’ shkruan për gjyqin ndaj liderëve të UÇK-së: Kërcnohet suksesi i NATO-s në Kosovë, mund te tharbetohet. Kurti: Ne kurrë nuk do ta harrojmë rolin e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” dhe ajo amerikane “New York Times”, para pak ditësh i kane dhe jehone te madhe mismes se procesit gjyqysor te Gjykates speciale per krime ne Kosove, ku ne banket e zeze i ka hedhur disa lidere te UCK-së.

« Në një shtet të vogël ku Blair dhe Clinton janë idhulluar, një histori suksesi i NATO-s po kërcënon të bëhet shumë i thartë » (In a tiny state where Blair and Clinton are idolised, a Nato success story is threatening to turn very sour) eshte ky titulli i gazetes se radhes ‘The Sunday Times’ e cila po ashtu bene fjalë për procesin gjyqësor kunder krereve te UCK-së duke lëne Hahsim Tahcin si foto kreysore te shkrimit me nje sfond ne te kuq, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le canton27. e cila percjell shkrimin e gazetes britanike.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti: Ne kurrë nuk do ta harrojmë rolin e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb  

Nëse Tony Blair ose Bill Clinton ndihen ndonjëherë nostalgjik për ditët e tyre në detyrë, një tapet i kuq dhe një turmë mbështetësish që valëvisin flamurin i presin në vendin e vogël ballkanik të Kosovës.

Ish-udhëheqësit britanikë dhe amerikanë nderohen si heronj në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës: një statujë e madhe prej bronzi e Klintonit mban krenarinë në « Bill Clinton Bulevardin ». Një brez i tërë burrash quhen Tonibler ose Toni sipas ish-kryeministrit të Britanisë.

“Ne kurrë nuk do ta harrojmë rolin e veçantë që kishte Mbretëria e Bashkuar në ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb,” tha Albin Kurti, kryeministër, duke shtuar se ai shpresonte se Blair mund të vinte në një festë të “ditës së çlirimit” këtë verë.

Bill Clinton mbetet një figurë popullore në Kosovë për shkak të ndërhyrjes së Perëndimit kundër forcave serbe

Problemet po krijohen, megjithatë, në gjendjen e re që u shpërtheu

Aty citohjen ish-udhëheqësit britanikë dhe amerikanë – Tony Blair dhe Bill Clinton – nderohen si heronj në Prishtinë, me statujën e bronztë të Clinton-it në “Bulevardin Bill Clinton” dhe me pagëzimin e fëmijëve kosovarë me emrin “Tonibler” apo thjeshtë Toni.

Për këtë artikull ka kontribuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një intervistë për “The Sunday Times”, tha se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë rolin e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e Kosovës dhe intervenimin e NATO-s.

“Ne kurrë nuk do ta harrojmë rolin e veçantë që kishte Mbretëria e Bashkuar në ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb”, tha Kurti, duke shtuar se ai shpreson që ish-kryeministri britanik të vinte në Kosovë për të festur “Ditën e Çlirimit”.

Ai në këtë intervistë tha se kurrë nuk e kishte mbështetur Gjykatën Speciale, e cila funksionon sipas ligjit të Kosovës, por me seli në Hagë. Ai ndër të tjera shprehu shqetësimin se procesi gjyqësor mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”.

“Unë mbështes llogaridhënien për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërkohë që Serbia jo vetëm që ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato”, shtoi kryeministri, përcjell Le Canton27.ch

Kurti është i bindur se Kremlini ka parë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor një “front të dytë” të mundshëm kundër NATO-s pas pushtimit të Ukrainës, prandaj edhe argumentoi se “Kosova është një histori suksesi i NATO-s, rusët duan që ajo të dështojë”.

Prestigjiozja britanike kujton se forcat serbe ishin përgjegjëse për shumicën dërrmuese të mizorive në Kosovë dhe ndërsa disa u gjykuan në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, shumica e atyre që ishin përgjegjës për spastrimin etnik, përdhunimet dhe krimet e tjera në Kosovë nuk janë dënuar kurrë.

Se kush do të tharbëtoj suksesin e NATO-s në Kosovë, madje dhe te UCK-së,  Serbia apo te bëmat e krereve te UCK-së sot ne Hagë, mbetet qe te shifet, ka shkrua ne fund gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch e cila percjell shkrimin e gazetës britanike

Derniers articles

Në Cyrih të Zvicrës, promovohet libri “Bijat e gjeneralit” të Mimoza Hysës

Të premten me datën 26 prill 2024, në Bibliotekën “Pestalozi” në Cyrih të Zvicrës, u prezantua libri “Bijat e gjeneralit” të  Mimoza Hysës i...

Një « Ballkan Trafik » ku historia mplekset me politikën

Nga Viron Gjymshana      Dje në mbrëmje, e shtunë  27 prill, u ul edhe sipari i edicionit të 18-të të festivalit të mirënjohur "Ballkan Trafik", i...

Mediat botërore: Pse të rinjt po ikin nga Shqipëria masivisht, më shumë se nga vendet që janë në luftë?!..

Një kandidate për integrimin europian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për tu bashkuar me klubin e njëzet e shtatë të BE-së....

Dy motra zvicerane me flamurin e Shtetit Islamik, planifikuan një sulm kundër OKB-së

Gjenevë/UN, 30 prill - Dy të pesëdhjetat nga Vaud do të gjykohen më 7 maj nga Gjykata Penale Federale në Bellinzona, Ticino. Ata akuzohen...

Ky është shqiptari më i moshuar në Zvicër me 100 vjet, kurse “Skenderbeu” i tij në Gjenevë i bëri 27 vjet « azil » në Zvicër!...

Profesor Astrit Leka, autor i vepres se bustit te Skenderbeut ne Gjenevë në bisede me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefaiol...