8.4 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Shërbimet sekrete serbe deshën ta vrasin edhe serben Natasha Kandic (sikur zviceranin Dick Marty) për të fajësuar UCK-ne

Prishtinë, 4 prill -Militantja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasa Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka perkujtuar përmes një shkrim ku tregonte disa ngjarje tronditëse, të cilat i kishte përjetuar gjatë dhe pas luftës në Kosovë, raporton nga Prishtina gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ajo ka publikuar shkrimin me disa detaje tronditëse, pasi nje gjyqtare serbe në Kosovë, Danica Marinkovic, e kishte mohuar vrasjen e nënkryetarit të LDK-së, Fehmi Aganit, nga forcat shtetërore serbe.

Lidhur me kete, veprimtarja e njohur èper te Drejtat e Njeriut ne Serbi znj. Natasa Kandic, kishte publikuar një shkrim te gjatë, ku kishte ofruar prova tronditëse për vrasjen e Fehmi Aganit nga forcat serbe, si dhe kërcënimet që ajo i përjetoi nga policia serbe në ditën e ngritjes së aktakuzës për Sllobodan Millosheviqin.

Ajo kishte treguar se si sherbimet dhe forcat serbe e kishin kërcënuar se do ta vrasin dhe do t’ia veshin fajin UÇK-së.

Kandic ne letrene  saj ka treguar se “Më 27 maj 1999, ditën kur u bë publike aktakuza kundër Millosheviqit, isha rrugës për në Prizren për të nxjerrë gruan dhe fëmijën e nje gazet kosovare, kur policia më ndaloi në një postbllok në Lipjan. Më kërkuan letërnjoftim dhe kontrolluan makinën në të cilën gjetën raporte të FDH-së për shkelje të të drejtave të njeriut… » citon gazeta zvicerane ne shqip Le Caton27.ch

« Ata kontaktuan menjëherë me Sigurimin e Shtetit dhe më çuan në një shtëpi që shërbente si seli e tyre, ku dy inspektorë më morën në pyetje për orë të tëra. Shoferi im u mbajt veçmas dhe u tha se do të vritej si të gjithë ata që flisnin anglisht. Kur thashë se ku po shkoja dhe pse, ata filluan të bërtisnin se jam spiune dhe tradhtare dhe se nuk do të më linin t’i përcillja shqiptarët. Duke kërcënuar se do të më akuzonin për spiunazh, ata thanë se do të zhdukesha natën dhe do t’i tregonin publikut se jam zhdukur në territorin e kontrolluar nga UÇK-ja. Unë sugjerova që ata të konsiderojnë besueshmërinë e një raporti për zhdukjen e një aktivisti të të drejtave të njeriut pikërisht në ditën kur u bë publike aktakuza e Millosheviqit“, ka shkruar Kandic, te cilin raport e kishte publikuar edhe në vitin 2002… » ka thëne znj.Natrasa Kandic.

Natasha Kandiq më tutje i kishte reaguar ashpër ish-gjyqtares serbe Danica Marinkoviq për vrasjen e profesor Fehmi Aganit, duke thënë: “Gjyqtarja Marinkoviq e vendos veten si mbrojtëse e viktimave serbe dhe policisë serbe, por përpjekjet e saj për të manipuluar opinionin publik janë të kota. Nga policia dihet se kush e vrau Fehmi Aganin, kush çfarë bëri në Kosovë, kush qëlloi me armë, kush hoqi kufomat, kush plaçkiti nga kamioni, kush i solli urdhrat nga Beogradi dhe i përcolli lavdërimet dhe shprehjet e presidentit“, gazeta zvicerane ne shqip Le Caton27.ch

Ajo vazhdonte në shkrimin e saj duke përmendur përpos Fehmi Aganit edhe familjen Ahmeti, sipas së cilës, ishin vrarë pas urdhërit të gjyqtares Danica Marinkoviq.

“Gjithnjë e më shumë polic po dalin me atë që ka ndodhur realisht në Kosovë. Prej tyre kam dëgjuar për herë të parë për vrasjen e Fehmi Aganit. Kam dëgjuar edhe prej tyre se urdhrat e likuidimit nuk jepeshin vetëm nga komandantët e policisë dhe ushtarakëve. Më thanë se Danica Marinkoviq personalisht ka urdhëruar që të pushkatohen disa të plagosur të familjes Ahmeti më 28 shkurt 1998 në fshatin Likosane. Më pas, një gjyqtare hetuese, ajo erdhi për të kryer një hetim në terren së bashku me Jovica Jovanoviq, zëvendësprokurorin e qarkut dhe një ekip hetuesish. Jashtë shtëpisë së Ahmetit kishte një grumbull kufomash në të cilat disa burra ende jepnin shenja jete. Në prani të rreth 30 pjesëtarëve të Njësive Speciale Antiterroriste, Danica Marinkoviq dyshohet se ka thënë: “Nuk po i marr – vrisni”. Burrat u përfunduan me një armë Heckler. Nuk kishte asnjë hetim dhe, më 1 mars 1998, 14 kufoma u dërguan në morgun e spitalit të Prishtinës. Gjyqtari hetues nuk ka urdhëruar kryerjen e autopsisë dhe pasi janë identifikuar, kufomat janë marrë nga familjarët. Pjesëtarët e forcave policore të ngarkuara në operacionin e Likosanës thanë se pranë kufomave ishin vendosur pushkë dhe granata, pas së cilës u fotografuan dhe u përdorën për të “informuar” opinionin për ngjarjen“, kishte treguar në shkrimin e saj aktivistja serbe Natasa Kandic, përcjelle Le Canton27.ch

Derniers articles

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...