12.6 C
Berne
dimanche 5/05/2024

Në Gjenevë, Panairi nderkombëtar i librit, pa asnjë libër nga Shqiperia dhe Kosova?! Në Zvicër ma shpejt vinjë pashtetat dhe suxhuku, se sa libri në shqip!

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ne Palexpo, ku po mbahet Panairi nderkombetar i librit dhe shtypit

Gjenevë, 24 mars -Nga data 22 deri më 26 mars ne Gjenevë eshte hapur Panairi i Librit ku jane prezentuar lexuesve qindra mijera tituj te librave te me shumë se 600 autorëve nga mbare bota, por jo edhe libri shqip, njofton ATV nga Gjeneva.

Libri, miku me i ngusht i njeriut  ka udhëtuar mijera kilometra nga kater anet e botes per te qene pjese e festivalit të librit ne Gjenevë. Këtu po marrin pjese qindra autorë nga mbare kontinenti qe do të simbolizojnë diversitetin e madh të botimeve te zhanreve te larmishme te librit në gjuhët e ndryshme boterore, përveq nga Zvicra edhe nga Amerika, Britania, Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, vendet e ballkanit madje edhe nga Afrika dhe Austarlia e largët..

Fatkeqësisht ne kete panair ndekrombëtar nuk hasem ne asnje liber ne gjuhen shqipe?! Ne fakt hasem vetëm në nje liber te Islamjl Kadaresë edhe ate ne gjuhen frenge.

Atëhere shtrohen dilema, se sa jane serioze apelet e insitucioneve tona qofshin ato nga Shqiperia apo Kosova, për ruajtjen e gjuhes shqipe ne diaspore apo per te ruajtjen e rinisë nga asimilimi, kur në panairet nderkombetare, sikur ky i Gjenevës, nuk ekspozohet asnje liber ne gjuhen shqipe, se paku nje abetare për 300 mije shqiptaret ne Zvicer?!

Në fund, cfare te thuhet, në Zvicer ma shpejt vinje pashtetat dhe suxhuku, se sa libri ne shqip, kjo nuk don koment! Pra mungesa e librit shqip ne Serbi justifikohet disi, por asesi ne vendet e civilizuara dhe demokratike, sikur në Zvicer.

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...