9.5 C
Berne
mardi 7/05/2024

Albin Kurti, opozites: Prishtinë qytet i bekuar Asociacionin e Komunave Serbe, nuk ja solla unë, por e gjeta në mesin tuaj!

Thaci: Unë se kam nënshkru « Zajednicen » Isa i LDK-së e ka nënshkruar, unë veç i kam kqyr !

Asociacioni i komunave serbe dje i bashkoi , kurse sot sherr mes PDK-së dhe LDK-së. Keto dy parti opozitare sot akuzojne njerra tjetrin per themeliim e tioj, ne stilin ja voja ja pula..Por, as pula e as voja por Isa dhe Hashimi, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Nje gjë nuk janë kah e kuptojne mileti ne Kosove, sidomos opozita, ose kjo e fundit po e din, por po bëhet se gjoja nuk po e dinë. Nje gje eshte e qarte qe nuk e luan dot topi, se Asociacioni i Komuve serbe tashme ekzisoton edhe ate me bekimin e PDK-së dhe LDK-se qe i thane OK, ashtu siq i than e OK edhe gjykates speciale per krime në Kosovë , kunder krereve te UCK-së.

Isa Mustafa, Thaçit e Veselit më 5 shtator 2018: Mos gënjeni, unë s’e kam themeluar Asociacionin e Komunave Serbe

Do përkujtuar se Asociacioni i komunave serbe eshte themeluar me 25 gusht te vitit 2015 , neshkruar nga nga qeveria Isa Mustafa- Hashim Thaci. Ate dite autori i ketij shkrimi ishte prezent aty, ne Bruksel. Dhe tash nese sot SHBA dhe BE po i benë presion Qeverise se Kosovës, kete nuk po bene per ta themelur apo për ta nenshkruar, por thjeshte për ta zbatuar ate që e kane nenshkruar parardhesit e tij! Pra «zajednicen » eshte, ekziston, ate e kane themeluar dhe nenshkruar para 7 vitesh ish-qeverite e Kosovës, kurse Albini sot po reziston përballe presioneve nderkombëtare per t’mos e zbatuar!..Albin Kurti, mund t’i përgjigjet me dy-tri fjalë opozites: Prishtinë qytet i bekuar Asociacionin e Komunave Serbe, nuk ja solla unë, por e gjeta në mesin tuaj!

Do perkujtuar se e ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, konfirmoi se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë nënshkruar pas një dite të gjatë (25 korrik 2015) katër marrëveshjet e diskutuara shumë muajt e fundit: Marrëveshjen për Telekomunikacionin, Marrëveshjen për Energjinë, për lirimin për qarkullim të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë si dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Isa Mustafa atbote kishte dekalruar se « pala kosovare konsideron se të gjitha marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës ». Edhe ministri i atehershem i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi kishte pohuar se marrëveshjet « janë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës ».

Para Ish-kryeministri Isa Mustafa i thënë Tachit dhe Veselit, mos rreni se »une nuk e kam themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe se vendimi për këtë Asociacion ishte nënshkruar nga Hashim Thaçi, sa ishte kryeministër i vendit… »

Ministrja e Kosovës për Dialog Edita Tahiri tha se « nënshkrimit të marrëveshjeve u kanë paraprirë zhvillimet pozitive në këtë raund të bisedimeve ». « Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se « marrëveshjet e nënshkruara janë të mira për popullin serb në Kosovë. » Në veçanti Marrëveshja për krijimin e Asociacionit, i cili « do të ketë kompetenca shumë të gjera ».

Në këtë Asociacion bëjnë pjesë katër komunat në veri: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, si dhe komunat e tjera në jug Graçanica, Shtrpce, Novo Brda, Ranillugu, Pasjane si dhe Parteshi dhe Kllokoti.

Serbise dhe Vucicit me Asociacionin e Komunave Serbe mund t’i pergigjet vetëm Presheva nese vejne ne praktike (jetësojne) Asociacion e Komunave Shqiptare te themeleuar ne shtatorin e vitit 2015 

Sido qe te jete përjgijegjen e Serbisë per Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë mund t’ia jap vetem Presheva nese deshiron. Konfrom reciprocitete Presheva duhet zbatoje (jetosëj) themelohet Asociacioni i komunave shqiptare në Luginë i cili ishte themeluar me 12 Shtator te vitit 2015, dmth pak dite pas themelimit te AKS.

Deklaratën e miratua në mënyrë unanime, 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat shqiptare, përjashtuar këtu këshilltarët e PVD-së, partisë së Riza Halimit.

Këshilltarët shqiptarë të tri komunave të mbetura në Serbi, Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kanë miratuar Deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serb. Ky asociacion ngeh paralele me asociacionin e Komunave serbe në Kosovës dhe vjen si masë reciprociteti.

Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë, Jonuz Musliu (sot i ndjeri) i cili gjatë vitit 2002-2001 udhëhoqi politikisht grupin gueril UÇPMB i kishtze thene redaktorit te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se »rrugë tjetër nuk ka pos realizimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës. Sipas tij. Serbia gjithmonë ka qenë e interesuar për spastrim etnik dhe marrjen e tokave shqiptare… »

Musliu kishte shtuar se « shqiptarët janë të vendosur që të realizojnë vullnetin e tyre dhe asgjë më shumë. »

Asociacioni i Komunave shqiptare në Serbi ka ardhur si masë reciprociteti me asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Asociacion ky i Luginës i cli atbeote ka marrë mbështetje edhe nga Prishtina dhe nga Tirana zyrtare.

Derniers articles