8.1 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Dy kryeministrat shqiptar Rama dhe Kurti flasin te enjten para pjesemarresve te samitit boteror ne Davos

Davos, 17 janar -Dita e dyte e Forumit Boteror ketu ne Davos ka vazhduar me nje ser aktivitetesh dhe fjalime te personaliteteve nderkombetare nga 52 qeverive te ndryshme boterore ku po marrin pjese edhe tre kryeministra shqiptar Edi Rama, Albin Kurti dhe Dritan Abazi si dhe lidere tjere nga ballkani sikur ai nga Serbia Aleksander Vucic, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Nefail MALIQI
(Nga i derguari yne special ne samitin  boteror ne Davos)

Fillimisht hapjen zyrtare te Forumit boteror Ekonomik e beri sot drejtori i WEF Klaus Schwab dhe presidenti i Konfederates zvicerane z. Alain Bersier, nikoqir i samitit boteror.

Davos takimi i përvitshëm i Forumit Ekonomik Botëror. Qyteti i vogël i alpeve zvicerane do të presë mbi 2,700 pjesëmarrës, ku ndër ta liderë shtetërorë, drejtues të kompanive më të mëdha në botë dhe aktorë nga shoqëria civile.

Pjesëmarrës në forum do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të marrë pjesë në dy panele. Të martën, Rama do të flasë për sigurimin e infrastrukturave kritike, në kuadër të sulmeve kibernetike që ka përjetuar vendi përgjatë muajve të fundit.

Ndërsa të enjten, perveq kryeministrit shqiptar nga Kosova Albin Kurtit qe do te flase para pjesemarresve boteror, ndersa me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç do te flas bashkarisht Rama në panelin “Zgjerimi i Horizonteve të Europës”. Tre liderët ballkanikë do të flasin për nismën e Komunitetit Politik Europian, por edhe për rëndësinë e fqinjëve të Bashkimit Europian në këtë kohë lëvizjesh gjeopolitike.

Leyen nga KE: BE, Tre miliardë eurot e para të ndihmës nga 18 të planifikuara i janë paguar Ukrainës

Komisioni Evropian pagoi sot këstin e parë prej tre miliardë eurosh nga paketa e ndihmës makrofinanciare prej 18 miliardë eurosh për Ukrainën.

Vendimi u njoftua nga presidentja e KE Ursula von der Leyen nga Davos

“Dje Komisioni ka dhënë tre miliardë euro mbështetje financiare. Ky është kësti i parë i paketës sonë të mbështetjes prej 18 miliardë eurosh për vitin 2023. Kjo do të forcojë stabilitetin financiar të Ukrainës, do të ndihmojë në pagimin e pagave dhe pensioneve dhe do të sigurojë funksionimin e spitaleve, shkollave dhe shërbimeve të strehimit”, tha ajo në një fjalim në Davos.

 

Derniers articles

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...