7.9 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Në Kosovën e lirë, pas luftës u vranë mbi 30 femra. Shifer kjo e madhe, sikur « burrat » i kanë shpallur luftë grave shqiptare?!

Prishtinë, 1 dhjetor -Mbrem ne kyreqytetin kosovar ne Prishtine ka ndodhur nje vrasje makabre, ku burri vret gruan shtatëzënë, nje dite para lindjes. Kjo tragjedi ka shkuar mbare qytetaret e Kosovës. Me dy krisma të njëpasnjëshme, 35-vjeçarja Hamide Magashi u qëllua për vdekje nga ish bashkëshorti i saj Sokol Halili (31 vjeç) në oborrin e maternitetit të Prishtinës.

Tronditet Kosova nga një tragjedi: Burri kosovar vret gruan shtatzënë, një natë para lindjes. Autori i krimit e kishte mbajtur peng për 6 muaj bashkëshorten

‘Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’-, mësohet të ketë thënë 35-vjeçarja pak para se të vdiste tragjikisht së bashku me fëmijën e saj. Hamide Magashi ishte shtatzënë, në ditën e fundit të saj të shtatzënisë kur bashkëshorti i saj e vrau pa mëshirë në orën 18:00.

Korrespeindeti nga Prishtina i gazetës zvicerane Le Canton27.ch ka mesuar nga policia se ngjarja makabër erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve në çift, ishte pikërisht një divorc i ardhshëm çka mendohet të ketë shtyrë, Sokol Halilin të kryejë aktin barbar.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK. Ai e ka cilësuar këtë ngjarje si ‘vrasje mizore’ dhe autorin e ngjarjes e ka quatur ‘vrasës mizor’.

Rastet e vrasjeve të grave nga burrat e tyre në Kosovë nuk kane te ndalura. Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch pas luftës, apo keto dy deceniet e fundit në Kosovën tone te lirë janë vrare mbi 30 femra shqiptare, ne mesin e tyre dhe kater zvicerane. Shifer kjo e madhe dhe teper shqetesuese, del sikur « burrat » i kane shpallur lufte grave shqiptare?!

Ne kohen kur Kosova gjendej nën okupimin serb, nuk kishte kaq shume gra te vrara, ne përjashtim të luftes se fundit me Serbine qe kishte vrarë e masakruar mije femra shqiptare, duke dhunuar mbi 20 mije tjera…

KUSH JANE 30 FEMRAT E VRARA DECENIEN E FUNDIT

Igballe Llalloshi (2008), Xhyla Gashi (2010), Diana Kastrati (maj 2011), Antigona Morina (korrik 2011), Donjeta Pajazitaj (nëntor 2015), Zejnepe Berisha (dhjetor 2015), Dafina Zhubi (shkurt 2016), Flora Omuri (korrik 2016), Sevdije Berisha (nëntor 2017), Mervete G. (Prill 2018, Gjemrnai), Emine Abazaj (maj 2018-Gjermani), Valbona Ndrecaj dhe vajza e saj (gusht 2018, Hatije Dina (qershor 2019), Armenda Aliaj (gusht 2019), Sabile Mavrovqani (korrik 2020), Makfire Zuka (dhjetor 2020), Sebahate Morina Sopi (mars 2021), Marigona Osmani (gusht 2021), Lirie Qerimaj (janar 2022), Besjana Rama (mars 2022-Zvicer), Shqiponja Isufi (2022-Zvicer), Sanije Godanci (nëntor 2022) dhe Hamide Magashi (nëntor 2022)Ouvrir la photo

Derniers articles

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...