-0.7 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Dr.Dollenberg: Pandemine COVID-19 nuk mund ta mposhtim vetëm me maska, nëse nuk jemi unik në këtë mision!

Bisedë me Dr.Med. Aurora Meta-Dollenberg,  presidente e sapozgjedhur e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë

Aktivitetet e shumta të Federatës së Mjekëve Shqiptar në Evropë që nga themelimi e deri më sot na shtynë që t’i drejtohemi kryetares së porsaemëruar, Aurora Dollenberg, për një intervistë për opinionin e gjerë me qëllim që të shpalosim planet dhe aktivitetin e Federatës në muajt e ardhshëm dhe vitin e Ri 2021.

Që në fillim të intervistës per gazeten zvicerane në gjuhen shqipe « Le Canton27.ch » me presidenten e re te posazgjedhur te Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë Dr.Med. Aurora Meta-Dollenberg si temë për diskutim e shtrojmë shqetësimin e disa anëtarëve vullnetarë të Federatës të cilët i janë bashkuar aktiviteteve të ndërmarra nga ana e Federatës në organizimet të ndryshme në trojet shqiptare, por edhe në disa vende Evropjane, e në veçanti në paraqitjet audio-vizuale të disa mjekëve me këshillimet e tyre profesionale në luftë kundër Pandemisë Covid 19.

Duke i parë këto shqetësime, zonja Dollenberg a mund të na flisni pak rreth aktivitetit të Federatës në periudhën e ardhshme dhe ndryshimet në kreun e Federatës?

Dr.Med. Aurora Meta-Dollenberg: Me kënaqësi do mundohem tju përgjigjem shqetësimeve tuaja por edhe të  gjithë atyre që janë të shqetësuar për një ndryshim në kreun e federatës. Të gjithë ata që në një formë apo tjetër nuk janë të njohur me statutin dhe programin e federatës apo ju mungon informacioni i themelimit të një shoqate apo federate ua bëjë me dije se një “Shoqatë” apo “Federatë” kanë të drejtë ta themeloj një grup i caktuar i personave juridik (minimumi 7,8,9,10) me status dhe program të caktuar që nuk bie ndesh me ligjet në fuqi të shtetit ku regjistrohet “Shoqata” ose “Federata”. Për fat të mirë ne arritëm ta regjistrojmë me emrin “Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë “dhe i plotësuam kushtet juridike për regjistrim. Për ata të shqetësuarit ne statutin e federatës ua kujtoj se posti i kryetarit nuk i garantohet askujt, dhe për këtë vendos shumica e anëtarëve aktiv që figurojnë në listën e regjistrimit tek organet gjermane. Unë e kam shumë të vështirë t’i kuptoj të shqetësuarit rreth këtij ndryshimi në kryesi.

Unë e çmoj lartë punën e kryetares së deritashme dhe të secilit mjek, punëtor shëndetësor për kontributin e dhënë në federatë sidomos në luftë kundër Pandemisë Covid 19, por ky ndryshim ka ardhë si kërkesë e anëtarësisë të pakënaqur me mosrespektim dhe trajtimin e disa anëtarëve. Tek e fundja kontributi i ish kryetares do mbetet i vlerësuar dhe i çmuar dhe shpresoj qe do vazhdoj edhe më, jo vetëm i saj, por edhe i të gjithë atyre që shprehin gatishmërinë të japin kontributin e tyre në federatë.

Sa do jeni e hapur për bashkëpunim me ata që shprehin interesim të japin kontribut në Federatën kryetare e së cilës ju jeni tash?

Pin on #FederataMjekeveShqiptarEuropeDr.Med. Aurora Meta-Dollenberg: Federata është e hapur për çdo bashkëpunim me secilin që shprehë gatishmëri të jep kontribut e vet në Federatë. Po Federata duhet t’i mbetet besnik statutit dhe programit të saj dhe asnjëherë nuk guxon që diktatet nga jashtë t’i inkorporoj në planin dhe programin e saj. Tek e fundit Federata do jetë e hapur për secilin njeri të vullnetit të mirë që të jep kontributin e vet profesional në Federatë. Me këtë rast falënderoj të gjithë ata mjekë që me këshillat e tyre kanë dhënë një kontribut të madh në luftë kundër Pandemisë Covid 19 në shumë paraqitje televizive dhe Video-kontakte në qark.

Derisa jemi tek falënderimet, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë kohët e fundit ka dalë më një listë të njerëzve të vullnetit të mirë edhe jashtë fushës së mjekësisë, personalitete që më veprimtarinë dhe më punën e tyre gëzojnë popullaritet në trojet shqiptare dhe më gjere. Cka don te thote kjo ?

Dr.Med. Aurora Meta-Dollenberg: Po është e vërtetë që kemi dalë me një listë emrash të vullnetit të mirë me dëshirën më të mirë që edhe njerëzit jo të profesionit mjekësor mund t´i ndihmojnë njerëzit në nevojë. U kemi dhënë epitetin “Ambasador” të vullnetit të mirë atyre personaliteteve të cilët më emrin dhe më punën e tyre qoftë në fushën e biznesit, mjekësisë dhe të artit e kanë ngritur emrin e shqiptarëve kudo në Evropë. Këto personalitete i janë bashkangjitur misionit të Federatës dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mbështetur Federatën në rrugën e saj të gjatë. Këta personalitete nuk e rrezikojnë kontributin e askujt që jep kontribut në Federatë, përkundrazi e ndihmojnë dhe i japin frymë aktiviteteve të Federatës. Këtu dëshiroj publikisht të falënderoj zotin Pacolli që Kompania e tij na siguroi paraqitjen tonë të parë në Prishtinë në sallën më të bukur në Hotelin e tij ku morën pjesë mese 400 pjesëmarrës. Ne këtë fazë të aktivitetit të Federatës kemi bërë përzgjedhjen e disa emrave me shpresë që edhe tjerët do zënë vend në falënderimet tona të radhës. Këta emra janë të fushës së mjekësisë apo edhe të fushave të tjera: Prof. Dr Omer Xhemali, Kardiokirurgu i parë i cili ka bërë një transplantacion të zemrës; Prof. Dr. Philip Caushaj, Zëvendës presidenti i Spitalit Hardford në U.S.A; Prof.Dr Sallabanda Diazi, Kryetari i shoqatës së Neurokirurgjisë në Spanjë, një personalitet shumë i dalluar në profesionalizmin e tij por edhe për aktivizimin nëpër konferenca ndërkombëtare në fushën akademike; Nefail Mailqi, gazetar nderkombëtar nga Gjeneva; Dr. Tankred Störbe, kryetari i mjekësisë pa kufi Sans Frontieres, mbështes i Federatës më personel mjekësor jo vetëm nga Gjermania por edhe nga gjithë Evropa; Zonja Lule Elezi, profesoreshë në Akademinë e Arteve në Prishtinë; Zonja Anika Hyka nga fusha ekonomisë e cila është edhe presidente e Këshillit të Diasporës; Anduena Stephan, drejtuese e zhvillimit të biznesit dhe Konsulte Nderi e Shqipërisë në Gjermani; Zonja Brunilda Cami specialiste e komunikimit në Shqipëri. Nuk mungojnë as specialistë të lider shipit siç është Prof. Dr. Fadil Citaku, drejtor i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër. Pjesë e këtij grupi janë edhe personalitete nga fusha e filantropisë edhe e politikës, siç është Zoti Bexhet Pacolli, që ka shprehur gatishmërinë për të ndjekur punën tonë vullnetare në çdo aktivitet të Federatës.

Si keni arritur të bëni një përzgjedhje të tillë pasi këta emra gëzojnë respekt të veçantë në trojet shqiptare por edhe në EU?

Dr.Med. Aurora Meta-Dollenberg: Përzgjedhja e këtyre personaliteteve është bazuar në kontributin e tyre në fusha të caktuara më punën e tyre në komunitetin shqiptar në Evropë por gjithashtu edhe në gatishmërinë për të kontribuar në Federatë pasi e kanë cilësuar misionin tonë të shenjët dhe humanitar. Ata na kanë përgëzuar në çdo aktivitet tonin e në veçanti në periudhën e pandemisë Coivid 19.

Zonja kryetare mund të na flisni pak për personat e apostrofuar më lartë e që i keni dhënë epitetin “ambasadorë të vullnetit të mirë”?

Dr.Med. Aurora Meta-Dollenberg: Ështe e pamundur që në një intervistë të pasqyroj gjithë aktivitetin e personave të apostrofuar, por do përpiqem sadopak të arsyetoj vendimin e anëtarëve të Federatës kur ka propozuar këta emra duke mos e harruar asnjëherë kontributin e të gjithë atyre që në forma të ndryshme kanë ndihmuar Federatën sidomos njerëzit e fushës së mjekësisë në luftë kundër Covid 19. Secili mjek është ambasador në vendin ku jep kontributin e vet dhe që prezanton kombin shqiptar. Secili prej ambasadorëve të Federatës është një histori e veçantë e një njeriu të suksesshëm, të një shqiptari të madh dhe gjithashtu një vullnetari më zemër të madhe për të ndihmuar trojet shqiptare duke filluar nga Prof. Kita, i cili aktivisht ka bërë sensibilizim në periudhën e pandemisë; zoti Behgjet Pacolli i cili është gjithmonë i gatshëm për të kontribuar më idetë e tij si biznesmen edhe si politikan duke e quar Federatën një hap më përpara; Prof.Omeri, i cili e ka ngritur emrin e shqiptarëve në rang botëror më aftësitë e tij si kirurg por edhe si akademik edhe shkencëtar; Lule Elezi, pianistja me renome botërore që me koncertet e saja ka ngrit emrin e popullit shqiptar kudo që është paraqitur. Te gjitha personalitetet që kemi listuar zënë një vend të veçantë në misionin e Federatës dhe janë si pishtari i dritës dhe i optimizmit për popullin shqiptar.

Federata në shumë paraqitje vizuale ka dhënë kontribut të veçantë në sensibilizimin e luftës kundër COVID-19 dhe ka ofruar këshilla nga ekspert të fushave të ndryshme të mjekësisë. Mund te thmei se sjoqata juaj me ekto suksese eshe ne rruge te mbare ne ndihme shoqerise sone ne këte kohe pandemie?

Dr.Med. Aurora Meta-Dollenberg: Po. Federata ka dhënë një kontribut të madh gjatë periudhës së pandemisë dhe do të vazhdojë të japë këtë derisa të kemi rrugëdalje nga kjo pandemi. Te gjithë presim të gjendet vaksina e cila do mbrojë njerëzimin nga kjo e keqe botërore. Federata ka për qëllim ndihmën e popullatës shqiptare kudo që ndodhet në mbajtjen e një shëndeti sa më të mirë por njëkohësisht i ka venë për qëllim vetës që ta ngrejë emrin e shqiptarit në nivelin e vendeve evropiane në mënyrë që përball komunitetit evropian të rritet gjithmonë e më shumë shansi që ne si troje Shqiptare si është Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës të jemi anëtarë të bashkimit evropian.

Cilat janë planet dhe projektet e Federatës për vitin e ardhshëm në trojet shqiptare dhe në EU?

Dr.Med. Aurora Meta-Dollenberg: Projektet e Federatës për vitin 2021 janë të shumëfishta me këtë rast do veçoj ndihmën fëmijëve në nevojë në Shqipëri dhe në Kosovë. Jemi duke hartuar një projekt për të rritur sensibilizimin e të gjithave institucioneve shqiptare, shkollave dhe shoqërisë shqiptare për sa i përket temës së Bullizmit dhe diskriminimit të fëmijëve, të rinjve edhe të rriturve pasi ky fenomen i përhapur tashmë ka quar në kufizime shumë të mëdha psikologjike dhe shoqërore. Të mos harrojmë që një rol shumë të rëndësishëm në trojet shqiptare luan edhe faktori ekonomik që fatkeqësisht shpesh herë nuk është në nivelet e duhura. Projektet i kemi me partnerë seriozë gjermanë por edhe më përfaqësi të njohura evropiane dhe kemi mobilizim të vazhdueshëm që projektet të jenë në vazhdimësi edhe ndihmat të shkojnë në kohën e duhur dhe te personat e duhur. Është shumë i rëndësishëm mesazhi që duam të japim që Federata jonë nuk është vetëm një emër por jetëson misionin të cilin ajo e beson. Natyrisht se këto projekte do të realizohen nga mjekët shqiptar në trojet shqiptare në bashkëpunim me drejtuesit e Federatës dhe ekspertë të fushave. Më këtë rast ftoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në trojet shqiptarë ti bashkëngjiten aktiviteteve tona sepse ne e hedhim farën ndërsa lulëzim i japin njerëzit dhe ekspertet në atdhe.

Çfarë aktivitetesh vullnetare ka kryer Federata deri më tani?
 
Dr.Med. Aurora Meta-Dollenberg: Aktivitete vullnetare ka pasur gjatë gjithë vitit 2020 duke organizuar video senzibilizuese me mjekët nga gjitha vendet evropiane duke informuar aktivisht nëpërmjet të gjitha mediave mbi gjendjen e pandemisë në vendet evropiane edhe në trojet Shqiptare. Kemi kontribuar masivisht në këshillimin e popullatës së karantinizuar në trojet shqiptare duke hapur një portal përmes faqes sonë të internetit www.amfe-federation.eu, ku kemi hapur një faqe në konsultim falas ku në kohë reale në kemi ndihmuar të gjithë njerëzit që ishin në dyshim së ishin të infektuar apo që kërkonin edhe një trajtim apo edhe këshillim nëse kishin simptoma nga COVID-19. Puna jonë pra nuk ka qenë vetëm për profesionistët por edhe për popullatën e gjerë shqiptare.

A synoni ta zgjeroni aktivitetin tuaj në Federatë edhe me mjekë të tjerë në EU? 

Dr.Med. Aurora Meta-Dollenberg: Ne kemi pasur bashkëpunim më mjekë të vendeve evropiane kryesisht me ata gjermanë, holandezë, Italian. Në këto vende kemi organizuar edhe Konferenca shkencore mjekësore. Dëshira e Federatës është t´i japim prioritet mjekëve shqiptarë dhe popullatës shqiptare duke bashkëpunuar fort më vendet e tjera sepse vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësohemi duke mësuar nga vendet e tjera të cilat në shumë aspekte kanë arritur në fushën e mjekësisë dhe të menaxhimit shumë herë më tepër sesa në trojet shqiptare. Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim dhe partneritet sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë në një kohë shumë të shkurtër rezultatet më të larta.

Më 02.12.2020 Federata do organizoj një aktivitet me temën”Bullizmi” tek te rinjtë dhe evitimi i kësaj dukuri tek njerëzit. Si keni ardhur te kjo ide?

Dr.Med. Aurora Meta-Dollenberg:Po. Me 2.12.2020 do bëjmë një kampanjë sensibilizimi për Bullizmin. Te kjo ide kemi ardhur në sajë të një bashkëpunimi shumë të mirë me z. Kejvi Mici nga Brukseli, i cili po ashtu është një drejtues shumë i përkushtuar i kësaj teme aktuale tashmë në çdo cep të botës .Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me të që këtë kampanjë shumë sensibilizuese ta përhapim shumë shpejt edhe në trojet shqiptare. Ky do jetë një kontribut shumë i madh për të siguruar një të ardhme më të mirë të brezave të rinj në Shqipëri.

Për fund zonja Dollenberg çfarë do i këshillonit ata të rinj që dëshirojnë t’ia mësynë Gjermanisë për tu punësuar si mjek, infermierë, fizioterapisë. Cila është këshilla juaj?

Dr.Med. Aurora Meta-Dollenberg:Këshillime profesionale i kemi ofruar të gjithë profesionistëve të shëndetit duke filluar që nga mjekët, infermierët, fizioterapisë në të gjitha format. Ketë e kemi bërë nëpërmjet formave të ndryshme elektronike dhe telefonatave të ndryshme. Hapi i parë është konvertimin e Diplomës në Gjermani edhe në vende të tjera të Evropës. Jemi shumë të lumtur që ky grup i personelit mjekësor që i kemi asistuar kanë arritur të zënë vende pune në vendet ku kanë aplikuar dhe kanë filluar jetën e tyre të re në emigrim. Po qëllim i Federatës nuk është që mjekët ti largojmë nga trojet shqiptare po atyre t’ju ndihmojmë që ata në pamundësi të gjejnë një vend punë në atdhe ose të sigurojnë një specializim ne ju ofrojmë këshilla dhe i orientojmë të gjinden në mërgim. Të mos keqkuptohem një aktivitet të tillë nuk e ka në programin e vet Federata por kur na drejtohen studentët e rinj për të marr këshillat tona ne nuk i kursejmë përpjekjet tona që t`ju ndihmojmë./Hajriz Mamaj 

Derniers articles