13.3 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Tragjike: Në një aksident trafiku në Gjermani humbin jeten tre qytetare nga Zvicra duke u kthyer nga Kosova

Lajmi fundit: Bëhen katër viktima nga aksidenti i djeshëm në Gjermani

Sot personi i katërt vdiq në përplasjen e djeshme në Gjermani, e cila fillimisht u raportua për tre viktima.

Kosovari i katërt vdiq në aksidentin e rëndë në Landin e Baden-Württemberg, Gjermani, njoftoi sot ambasadori i Kosovës në Bernë, Z. Sami Ukelli për gazetën shqiptare në Zvicër “LeCanton27.ch”

 

Tre qytetare zviceran vdesi ne nje aksident trafiku ne Gjermani, 50 km para se te hynin ne Zvicer

Berlin, 16 tetor – Sot ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Gjermani. Aksidenti ka ndodhur në autostradën federale 31 midis Meersburg dhe Uhldingen-Mühlhofen (Bodenseekreis), tre njerëz u vranë të Premten dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Korrespondenti i gazetes shqipe ne Zvicër « Le Canton27.ch » ka njoftuar se vitkimat jane tre anëtarë të një familje nga Kosova te cilet jetojne ne Zvicer.

Tre të vdekur në makinën e aksidentit: 12, 18 dhe 35 vjeç. Edhe policia zvicerane me helikopter ne ndihme kolegeve gjerman 


Ata po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë. Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.

Një djalë 12 vjeçar dhe një burrë 35 vjeçar kanë vdekur në vendin e aksidentit nga plagët e rënda të pësuara, ndërsa personi i tretë, pasagjeri 18 vjeçar ka vdekur pak më vonë në spitalin në të cilin ishte dërguar me helikopter shpëtimi. rrteh aksidenti ne fjalë edhe policia zvicerane me helikopter ju erdhi në ndihme kolegeve gjerman, njofton gazeta në gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »

Një djalë dymbëdhjetë vjeçar dhe një burrë 35 vjeçar që ishin në sediljen e pasme të makinës u plagosën aq rëndë në aksident sa që iu nënshtruan plagëve të tyre në vendin e aksidentit. Pasagjeri 18-vjeçar vdiq pak më vonë në spital. Një vajzë 11-vjeçare në uleset mbrapa pasme u lëndua rëndë.

Një vajzë 11-vjeçare dhe shoferi i makinës “Audi” kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa shoferi i kamionit u plagos lehtë. Sipas policise gjermane, aksidenti ndodhi kur makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej. Hetimet vazhdojne.

Per fund do përkujtuar se brenda nje jave ne Gjermani humben jete pese kosovare. Pardjen yy vëllezër (13 dhe 17 vjec) nga Kosova, banorë në Gjermani kanë humbur jeten tragjikisht pasi janë goditur nga treni.

Derniers articles