13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Aleksandra, e reja ukrainase (30) që po jep gjak dhe po prodhon bomba në një lokal nëntokësor

Bernë, 5 mars -Përkunder bombardimeve te okupatrorti rus mbi Ukrainen demokaratike, ka njerez atdhetar qe nuik elvizin dot vendin dhe po vbazhdojne ne emnyra te ndyrshme tre rrezistojen perballe forcave te diktatorit Vladimir Putin. Njera nder to eshte dhe e reja urkainse Alexandra Vinokur e cila rodhon bomba në një lokal nëntokësor, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Mijëra civilë ukrainas, duke përfshirë shumë gra, po ndihmojnë për të mbrojtur kryeqytetin Kiev nga një pushtim rus, thotë Alexandra Vinokur. Ajo është një prej tyre. Aleksnadra  ka ndihmuar forcat e mbrojtjes territoriale në kryeqytet.

Kur filloi lufta, Vinokur, 30 vjeç, pronare e një agjencie udhëtimi, ua dha macen e saj, Gerda, prindërve të saj dhe ata u nisën në jugperëndim për në rajonin e Vinnytsia, disa orë larg me makinë.

“Unë thashë: “Nuk do të vij”, kujton ajo, duke shtuar se megjithëse shumë prindër i lutën vajzat e tyre të largoheshin nga qyteti, të sajat e kuptuan se çfarë duhej të bënte.

“Babai im tha, ‘Ti je një person i rritur, unë të besoj, ji i sigurt dhe paç fat’, tha Vinokur për The Times me telefon nga Kievi.

30-vjeçarja, Aleksandra Vinokur është një prej grave e cila ka zgjedhur të qëndrojë. Ajo ka ndihmuar forcën e mbrojtjes territoriale në kryeqytet.

Vinokur si shumë të tjerë në moshën e saj po ndihmon për të siguruar karburant , ushqime si edhe gatime për vullnetarë të forcave mbrojtëse. Ajo kryen edhe detyra të tjera si marrja e insulinës për diabetikët dhe ilaçet për persona të moshuar, dhe persona me aftësi të kufizuara që nuk mund të largohen nga qyteti.

Por pavarësisht kësaj, ajo nuk qëndron duarkryq  pasi prodhon bomba në një lokal nëntokësor.. Por një nga detyrat e saj ka qenë dhurimi i gjakut për luftëtarët e plagosur.

“Ka shumë të lënduar dhe spitalit i duhet shumë gjak. I dhashë që t’i jepej një personi tjetër, ata morën më shumë se ç’duhej dhe fillova të kisha probleme. Tashmë më duhet të shërohem përpara se të mund të dhuroj sërish gjak”, ka thënë ajo për thetimes.co.uk,  transmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

E pyetur nëse ajo do të largohej nëse rusët do të afroheshin, ajo tha:Nuk do të shkoj askund, ky është vendi i , toka ime. Do qëndroj nuk kam asgjë për humbur.

Ai fëmijë i vetëm ajo zotëronte një agjenci udhëtimesh dhe punonte si IT në një kompani.

Ndër të tjera Vinoku është e frikësuar sepse së shpejti supermarket do të mbeten pa ushqime.

“Kemi probleme , gjysma e rafteve janë bosh, nuk e di si do jetë bena një jave”, ka thënë më tej ajo.

 

Derniers articles