Shkruan: Bajram KABASHI
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, para dy ditësh tha:
“Kosova është shtet sovran”. Dhe se “Sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial i Kosovës, këto çështje nuk janë në pyetje. Ato janë të vendosura”
“Kosova është një shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kontestojnë atë, por kjo është çfarë është. Kosova është shtet sovran. Dhe, njerëzit mund të argumentojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren flasin vetë”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.
A ju kujtohet kur një pushues i tashëm i Burgut të Hagës, fytyrëngrysur, thoshte:
Kosova duhet t’ia kthejë Serbisë, Leposaviçin dhe Leshakun, duke i cilësuar “si dhurata të Rankoviçit »?
Pastaj kur rrente (gënjente) se Kosova nuk do të jep asgjë por do ta marr Luginën e Preshevës e në fund se kërkohet vetëm « korrigjimi i kufinjve ».
Tash po del se me shnatazhimin nuk ka hajgare, sidomos kur i shantazhuari të ngjitet (ta ngjesin, ngrenë) në krye të shtetit!
Personat e tillë dhe secili dishepull mendor i tij, paraqesin problem të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare të Kosovës sonë të vogël.