1.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Gjendje alarmante në Zvicër: 10 të vdekur dhe mbi 28 mijë raste të reja me CoVID-19. Nga e hënja do kete shtrëngim të masave

Bernë, 7 janar -Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronavirusit në Zvicër. Në 24 orët e fundit, 28,038 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar nga Zyra Federale të Shëndetit Publik (OFPS) në Zvicër dhe Lihtenshtajnit, njfton aeta zvcerane ne shqip Le Canton27.ch

Nga e henja e ardhshme do kete shtrèengim të masave

Sipas Bernës, numri i testimeve të kryera është 95 mijë e 376. BAG raporton gjithashtu për 10 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa 126 persona të tjerë u shtruan në spital.

Departamenti i Arsimit Publik njofton se fëmijët do të duhet të testohen në shtëpi, përdorimi i kamerave mund të riaktivizohet në shkollën e mesme.

Fillimi i vitit shkollor, i cili mbahet të hënën në klasë, shoqërohet me disa masa shtesë, njofton Departamenti i Arsimit Publik. Problemi i menaxhimit të vëllimeve të testeve që haset aktualisht në kanton (siç u njoftua nga « Tribune de Genève » të enjten) ka bërë që « shërbimi i mjekëve kantonal, në konsultim me DIP, të marrë një masë të re në rast të një grupimi.

Në një klasë të shkollës fillore: nëse disa nxënës rezultojnë pozitivë për Covid, ne do t’u ofrojmë familjeve vetë-teste në mënyrë që fëmijët të mund të testohen shpejt në shtëpi. Prindërit do të njoftohen për kushtet e aplikimit të sistemit nga e hëna”, shpjegon zëdhënësi Pierre-Antoine Preti.

Derniers articles