1.3 C
Berne
jeudi 21/11/2024

AMERIKE: Dallimet e politikës së jashtme tek dy kandidatët presidencialë

Kuvendi Kombëtar Republikan e portretizoi Presidentin Donald Trump si një komandant të fortë që mposht armiqtë dhe që kërkon më shumë aleatë. Kundërshtari i tij, ish nënpresidenti Joe Biden, thotë se do të qëndrojë përkrah aleatëve amerikanë dhe jo diktatorëve. Zëri i Amerikës sjell këtë analizë mbi vizionin e paraqitur nga të dy kandidatët për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me botën.

Në fjalimin e tij të pranimit në Kuvendin Kombëtar Republikan, Presidenti Donald Trump argumentoi se kundërshtari i tij, i emëruari demokrat për president Joe Biden, është një udhëheqës i dobët që do të shkatërrojë vendin.

« Joe Bideni e kaloi karrierën e tij duke larguar në vende të tjera ëndrrat e punëtorëve amerikanë, duke dërguar në vende të tjera vendet e tyre të punës, duke hapur kufijtë dhe duke dërguar djemtë dhe vajzat e tyre për të luftuar në luftëra të pafundme të huaja », tha Presidenti Trump.

Gjatë Kuvendit Kombëtar Demokrat, Bideni, nënpresident gjatë administratës Obama, e portretizoi Trumpin si një udhëheqës të rrezikshëm që e ka shkatërruar pozicionin e Amerikës në botë.

« Unë do të jem një president që do të qëndrojë me aleatët dhe miqtë tanë dhe do t’ua bëjë të qartë kundërshtarëve tanë, se ditët e afrimit me diktatorët kanë mbaruar. Nën presidentin Biden, Amerika nuk do të bëjë një sy të verbër ndaj pagesave ruse për të vrarë ushtarë amerikanë », tha zoti Biden.

Platforma e politikës së jashtme të demokratëve kundërshton  » luftërat pa mbarim », propozon më pak shpenzime për mbrojtjen kombëtare dhe kritikon praktikat tregtare të Kinës.

Republikanët nuk formuluan një platformë këtë vit, por thanë se mbështesin njëzëri vizionin e presidentit Trump për marrëdhëniet me jashtë.

Partia Republikane vazhdon të mbështesë politikën e jashtme të Presidentit Trump, të cilën ai e përmbledh me parimin « Amerika e Parë », një parullë që u bë popullore gjatë fushatës së tij në vitin 2016. Synime të tjera të politikës së jashtme: « sjellja e trupave amerikane në atdhe » dhe « dhënia fund e varësisë tek Kina ».

Derniers articles