11.6 C
Berne
dimanche 5/05/2024

Kërcënimi i Presidentit të Bjellorusisë Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko kërcënoi t’u bllokojë vendeve evropiane mundësinë për të kaluar përmes territorit të Bjellorusisë nëse vendosen sanksione ndaj vendit të tij. Gjatë një vizite në një fabrikë qumështi, zoti Lukashenko tha se do të bllokojë vendet fqinje evropiane që të transportojnë mallra në Rusi nëpëmjet territorit bjellorus si dhe se do të devijojë eksportet bjelloruse, që aktualisht dërgohen nëpërmjet porteve të vendeve anëtare të BE-së si Lituania, në dalje të tjera.

Ai tha gjithashtu se ka urdhëruar gjysmën e ushtrisë së vendit të qëndrojë në gatishmëri luftarake dhe ka rënë dakord me Presidentin rus Vladimir Putin që trupat e të dy vendeve të bashkohen kundër një kërcënimi të mundshëm perëndimor.

« Nëse trupat e NATO-s afrohen, është e nevojshme të përdoret një grupim i përbashkët i forcave të armatosura, baza e së cilës është ushtria Bjellorusia », tha Presidenti i Bjellorusisë.

Lituania, Polonia dhe Letonia kanë bërë thirrje që Evropa të ndërmarrë veprime më të forta kundër Aleksandër Lukashenkos, përballë një kryengritjeje gati tre javore popullore që nga zgjedhjet e 9 gushtit, që sipas opozitës u manipuluan për të zgjatur sundimin e tij 26-vjeçar. Zoti Lukashenko i ka hedhur poshtë këto akuza.

Që kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bjellorusisë deklaroi se zoti Lukashenko kishte fituar mbi 80 për qind të votave dhe kandidatja e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya rreth 10 për qind të tyre, mijëra vetë kanë dalë në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Lukashenko. Ai ka thënë se protestat janë inkurajuar dhe mbështetur nga Perëndimi dhe ka akuzuar NATO-n për lëvizje të forcave pranë kufijve të Bjellorusisë. Por aleanca i ka hedhur poshtë këto akuza./VOA

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...