12.6 C
Berne
dimanche 5/05/2024

Sukseset e shkollës Shqipe në Zvicër nuk kanë të ndalur…Hapet edhe një paralele tjetër me dhjetra nxënës

Bernë, 17 dhejtor -Sukseset e “Shkollës Shqipe – Zvicër” nuk kane te ndalur.. Vetëm në ket vit janë hapur dhjetëra e dhjetëra shkolla në mbarë Zvicrën, qindra e qindra nxënës kanë filluar gjatë këtij viti shkollor orët mësimore në gjuhën amtare.  Kjo është pika e tretë shkollore (pas Cham, Baar) në Kantonin e Zug-ut. Me të drejtë thuhet: “Aty ku punohet nuk mungon suksesi”. Kjo thënie vjetër dëshmohet dita -ditës në kuadër të pikave shkollore. Të mërkurën, me datën 15 dhjetor 2021 edhe zyrtarisht filloi mësimi në pikën shkollore në Rotkreuz, të Kantonit Zug, në Zvicër, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Shkolla Shqipe në Zvicër, hap pikën shkollore në Rotkreuz të Kantonit Zug në Zvicër

“Ne mësojmë shqip, në jemi shqiptarë”, – A ka gëzim më të madh se të dëgjosh këto fjalë nga fëmijët shqiptarë, të cilët edhe pse të lindur larg atdheut zemra ju rrah për gjuhën shqipe, për Kosovën, për Shqipërinë. Kështu ishte dje në klasën e mësueses Lumnije Klinaku – Neziri.

https://webmail.lecanton27.ch/cpsess6617006531/3rdparty/roundcube/?_task=mail&_mbox=INBOX&_uid=6853&_part=5&_action=get&_extwin=1&_framed=1&_mimewarning=1&_embed=1A ka gjë më të bukur se të shohësh klasën plot nxënës nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët hynë në klasë të motivuar për ta mësuar gjuhën amtare. Kështu ndodhi këtë të mërkure dhjetori ku dhjetëra nxënës nga Rahoveci, Dardana, Ohri, Gjilani, Ferizaji, Shkupi, Presheva, Ulqini etj., filluan mësimet në klasën e mësueses Lumnije Klinaku – Neziri. Një shkëlqim i veçantë kishte pushtuar fytyrat e nxënësve të cilët reflektonin optimizëm dhe dashuri ndaj gjuhë shqipe. Një buzëqeshje që dëshmonte një gjë të tillë shihej te të gjithë nxënësit të cilët filluan mësimet me qëllim që t`ia dalin kësaj sfide.

Gjuha dëshmon atdhedashurinë, prandaj edhe kjo sfidë është një rast i rrallë në jetë për këta fëmijë të cilët edhe pse kanë lindur larg atdheut dëshirën për ta mësuar gjuhën e nënës e kanë motiv jete. Sa më herët që të fillojnë me mësimet në gjuhën shqipe, aq më lehtë do ta mësojnë atë.

Në orën mësimore të gjuhës amtare;  Sarah, Fiona, Nora, Alla, Merlindi, Ermal, Erjani, Joni, Erini, Lorani, Erjoni, Hana, Erina, Arina,  Arbiani,  Melodia,  Eliza,  Redoni  Neyla, Trëndelina, Armina, Erda etj. me përkushtim mundohen t`i dallojmë ndryshimet në mes alfabetit të gjuhës së vendit – gjuhë gjermane dhe gjuhës shqipe.

Vlen të theksohet se mësimi zhvillohet çdo të mërkure në dy grupe, nga ora 13.15 deri në orën 15.00, dhe grupi i dytë nga ora 15:00 -16:45, në shkollën fillore Rotkreuz, në komunën Risch të Kantonit Zug.

Nxënësit  e grupit të dytë të pikës shkollore në shkollën Rotkreuz, të Kantonit Zug së bashku me mësuesen Lumnije Klinaku – Neziri

Dhe në këtë fund viti, stafi pedagogjik i “Shkollës Shqipe – Zvicër” ka shumë arsye për të festuar, veçanërisht me hapjen e njëpasnjëshme të pikave shkollore në mbarë Zvicrën. Çdo pikë shkollore është festë më vete, sepse lumturinë që sjellin fëmijët në klasat ku zhvillohet mësimi në gjuhën amtare është diçka e veçantë.

Ky vit ishte dhe është një dëshmi e fortë se aty ku bëhen bashkë nxënës – prindër, mësues dhe veprimtarë të gjuhës shqipe suksesi nuk mungon. Po ashtu duhet të theksohet edhe ndihma institucionale e Ambasadave tona Kosovë – Shqipëri, dhe në veçanti  e Ambasadës së R. së Shqipërisë, e cila me gjithë stafin e saj ka qenë dhe është në shërbim të hapjes së klasave të reja dhe funksionimit të tyre, për ta organizuar sa më mirë.https://webmail.lecanton27.ch/cpsess6617006531/3rdparty/roundcube/?_task=mail&_mbox=INBOX&_uid=6853&_part=4&_action=get&_extwin=1&_framed=1&_mimewarning=1&_embed=1https://webmail.lecanton27.ch/cpsess6617006531/3rdparty/roundcube/?_task=mail&_mbox=INBOX&_uid=6853&_part=3&_action=get&_extwin=1&_framed=1&_mimewarning=1&_embed=1

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...