0.8 C
Berne
samedi 23/11/2024

Kur drejtësia triumfon!

Nga Xhevdet MAZREKAJ  (Editor i Bota Sot)

19 vjet nga atentati dhe 4 vjet nga dënimi i terroristit që dërgoi granatën ruse në adresën time dhe të gazetës “Bota sot”!

U mbushën 19 vjet nga atentati me “granatë ruse” që u krye ndaj meje, familjes sime dhe gazetës kombëtare “Bota sot”.

Edhe sot kur e mendoj më duket e pabesueshme se me çfarë rreziku jemi përballur, pasi fuqia shpërthyese e “granatës ruse” ishte e madhe. Pra, shpëtuam për një fije floku. Nuk e di në ishte zoti apo fati që na shpëtoi nga më e keqja, por e di se nëse paketimi në formë dhurate do të hapej në mënyrën se si e kishte përgatitur atentatori, sot sigurisht se nuk do të ishim gjallë.

Për fat të mirë, para katër viteve policia zvicerane arriti të kapte autorin shqipfolës, Jeton Lleshi dhe menjëherë me anë të shenjave të gishtërinjëve u zbulua se ai kishte dërguar “granatën ruse” në adresën time.

Lleshi u dënua me 10 vjet burg nga Gjykata Federale e Zvicrës, vetëm një ditë para se lënda për atentatin, të parashkruhej!

Derniers articles