5 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Edi Rama tha se keto dhjetet vitet e fundit, duke perjashtuar Albinin, Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin ka mosdakordësi konceptuale për Ballkanin e Hapur. Në Tv Klan, Rama tha se kjo nismë është interes strategjik i kombit shqiptar, njfton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Rama thotë se nuk e pranon dot idenë që Kosova është larguar nga tavolina e diskutimit, ndërsa Serbia është e pranishme

“Kemi një mosdakordësi konceptuale përsa i takon qasjes së politikës rajonale. Për mua Ballkani i Hapur është interes stratregjik i kombit shqiptar. Ballkani i Hapur është zbatimi i 4 lirive të BE. Ajo që është realizuar nga diplomacia jonë me Beogradin, Presidenti i Serbisë ka pranuar lëvizjen e lirë të njerëzve si pjesë e asaj që sot e quajmë Ballkani i Hapur. Procesi i Berlinit është pikërisht ky, por është shumë më i avashtë dhe që varet nga burokracia europiane. Ne nuk kemi nevojë që të na mbledhin. Ballkani i Hapur është duke u mbështetur shumë shpejt nga të gjithë. Kur ne pamë që Procesi i Berlinit filloi të zvarritej. Gjëja që nuk kuptoj është ky: dikur bëhej luftë për t’u ulur në tavolinë. Sot serbët janë në tavolinë dhe ikin kosovarët, kjo është e paimagjinueshme. Ballkani i Hapur nuk negociohet, nuk diskutohet, kjo do të bëhet”, deklaroi kryeministri Rama.

“Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm”

Kosova është sovrane të jetë kundër Ballkanit të Hapur, tha kryeministri Edi Rama, por sipas tij, nuk duhet të ndikojë politikën e jashtme të Shqipërisë.

Rama thotë se Kosova ka hyrë në një rrugë të rrezikshme duke ngatërruar politikën e jashtme me atë të brendshme.

“Shqipëria është sovrane në politikën e vetë të jashtme. Është e udhës që të bashkërendojnë qasjen. Unë mendoj që ne e fitojmë luftën diplomatike me një qasje strategjike si kjo që ka Shqipëria. Albini nuk mendon kështu. Atëherë është sovran të vendosi për Kosovën, por nuk vendos dot për Shqipërinë. Mendoj që Kosova ka hyrë në një cikël shumë të rrezikshëm prej disa vitesh duke e bërë politikën e brendshme politike të jashtme dhe të jashtmen politikë të brendshme. Dhe as e ka penguar Serbinë që të vazhdojë me zhvillimet e veta, as e çon përpara kauzën e vetë duke i bërë gjithmonë e më nervozë partnerët ndërkombëtarë. Në Kosovë, jo sot, por prej vitesh është bërë politika e jashtme politikë e brendshme. Për të marrë vota brenda bëhej lufta imagjinare”, tha kryeministri Ra

Derniers articles